E premte, 25 Prill, 2025
11.8 C
Skopje

BDI: Alarm për spastrim etnik në shërbimet sekrete të Maqedonisë së Veriut

Nga BDI përmes një kumtese kanë ngritur alarmin se në Maqedoninë e Veriut po bëhet spastrim etnik në shërbimet sekrete të vendit.

 

“Me shqetësim të thellë dhe përgjegjësi të plotë ndaj stabilitetit të vendit dhe sigurisë rajonale, denoncojmë publikisht spastrimin e paprecedentë etnik që po ndodh në strukturat e sigurisë dhe inteligjencës në Maqedoninë e Veriut.

 

Për herë të parë që nga viti 2001, asnjë pozicion drejtues — drejtor, zëvendësdrejtor apo ndihmësdrejtor — në tre agjencitë kryesore të sigurisë së shtetit, përfshirë Agjencinë e Inteligjencës, Agjencinë e Sigurisë Kombëtare dhe Agjencinë e Inteligjencës Ushtarake, nuk mbahet nga shqiptarët.

 

Ky përjashtim masiv nuk është thjesht një akt diskriminimi ndaj një populli që përbën shtyllë të stabilitetit të brendshëm dhe euroatlantik të vendit.

 

Përkundrazi, është një spastrim i qëllimshëm, i mirëmenduar, që nuk ka për qëllim vetëm margjinalizimin, por ringjalljen e një mentaliteti të rrezikshëm që për dekada e ka parë popullsinë shqiptare si “armik të brendshëm”.

 

Informacionet e besueshme që flasin për punësimin masiv të dhjetëra, në mos qindra personave joshqiptarë në pozicione kyçe brenda shërbimeve sekrete, janë dëshmi se ky nuk është thjesht një proces administrativ, por një strategji për të kthyer agjencitë e sigurisë në instrumente të kontrollit politik dhe etnik, duke minuar në themel parimet e barazisë dhe përfaqësimit të drejtë.

 

I bëjmë thirrje NATO-s, Bashkimit Evropian dhe gjithë faktorëve ndërkombëtarë që njohin dinamikat e sigurisë në Ballkan, të ndërhyjnë menjëherë dhe të mos lejojnë që ky spastrim të kalojë në heshtje.

 

Përjashtimi sistematik i shqiptarëve nga strukturat e sigurisë nuk është vetëm një goditje ndaj një populli të caktuar — është një kërcënim i drejtpërdrejtë për stabilitetin, kohezionin ndër-etnik dhe orientimin euroatlantik të Maqedonisë së Veriut.

 

Pasojat e kësaj qasje të papërgjegjshme mund të jenë dramatike dhe gradualisht të rikthejnë mosbesimin e thellë mes shqiptarëve dhe shtetit, e në veçanti ndaj strukturave të sigurisë.

 

Ky është një paralajmërim që nuk mund të neglizhohet.

 

Është koha për veprim të mençur dhe të shpejtë, për të parandaluar kthimin e praktikave të së kaluarës që kanë prodhuar vetëm ndarje, pasiguri dhe destabilitet” – thuhet në kumtesën e BDI-së. /tvklan.mk/

Më të lexuara

Stuhi e fuqishme në pjesët lindore të Shkupit

Një stuhi me erë të fortë, bubullima dhe reshje...

“Luftë” e madhe në Hasanbeg – berberat i rritën çmimet, reagojnë ashpër banorët

❌ Reagim ndaj Rritjes së Çmimeve nga Berberët në...

Stevço Jakimovski dënohet me tre vjet e gjysmë burg

Kryetari i Komunës së Karposhit, Stevço Jakimovski është dënuar...

Drejtori turk në Shkup denoncon kërcënime nga bashkëshorti i një punonjëse

Më 15.04.2025, në orën 12:00, në SPB Shkup është...

Shkupjani i ka dhënë 23.000 euro për ta punësuar nipin, pasi nuk e punësoi e denoncoi mashtruesin

Më 23.04.2025, në orën 19:30 në SPB Shkup, një...

Nga mesnata çmime të reja të derivateve të naftës

Nga sonte në mesnat do të ulen çmimet e...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads