Sot disa banorë të Llaskarcës kanë ndërrmarë aksion për riparimin e rrugës kryesore që kalon në afërsi të xhamisë së fshatit. Ata duket se kanë humbur shpresat nga komuna e Sarajit, e cila edhe përskaj premtimeve të shumta në Llaskarcë nuk ka investuar thuajse asnjë denarë. Një banor tjetër i Llaskarcës shprehet se fshatarët po vuajnë edhe për uië të pijshëm dhe për kanalizim, ai thotë se edhe përkundër premtimeve të shumta tani më disa vite nga komuna e Sarajit nuk i kane vizituar as edhe njëherë. Ata mbeten me shpresë se pas kronikës së derveni.info si edhe zakonisht nga komuna do të bëjnë ndonjë veprim kozmetik, por ata betohen se nuk do të bien pre e grackave të udhëheqsisë së dështuar lokale në Saraj.
/derveni.info

