More

    Banorët e Arnaqisë së poshtme reagojnë publikisht kundër manipulimeve me pronën e tyre nga Komuna e Sarajit

    Banorët e fshatit Arnaqi të komunës së Sarajit kanë dërguar në redaksinë tonë reagim ndaj komunës për zhvillimin e punimeve rreth ndërtimit të një rruge pa pëlqimin e banorëve të fshatit.

    Ata disa herë janë drejtuar komunës së Sarajit dhe kryetarit Blerim Bexheti, por nuk kanë hasur në mirëkuptim por përkundrazi kanë përshtypjen se komuna gënjen ose në rastin më të keq mbron interesat e investitorit, i cili, sipas fjalëve të banorëve të fshatit Arnaqi e poshtme ka dëmtuar ambientin jetesor.

    Lexojeni më poshtë letrën e banorëve të Arnaqisë dërguar tek portali jonë për të ndriçuar rastin në fjalë:

     

    LAJMËRIM
    Të nderuar gazetarë dhe ju media të sinqerta dhe të drejta.

    Edhe pse në vendin tonë Ju jeni të fokusuara në ngjarje të cilat e tangojnë të gjithë shtetin dhe janë në interes të të gjithë qytetarëve të vendit tonë, me keqardhje dua të them se problemet lokala sikur nuk marin vëmendjen e duhur mediatike. Pasi që sipas kierarkisë për zgjedhje të problemeve ne si Bashkësi lokale hasëm në dyer të mbyllura dhe vesh të shurdhët në institucionet përkatëse për ndihmë dhe zgjedhje, shpëtimin dhe ndihmën e shohim dhe drejtojmë nga ju si zë i të vërtetës që depërton çdo barierë dhe ndëgjohet nga të gjithë.

    Gati dy vite jemi bërë peng të thashethëneve dhe presioneve që marim nga një firmë e huaj Angleze dhe komunës së Sarajit. Bëhet fjalë për miniereën e gurit që ndodhet në lindje të fshatrave Arnaqi e Poshtme dhe Arnaqi e Epërme në largësi prej afro 3 km vijë ajrore.
    Që para dy viteve firma angleze “SUBLAJM STON-Prilep” thotë që ka marë në koncesion minierën e gurit për 40 vjet nga shteti dhe don të vazhdojë me punimet dhe marjen e gurit nga minierea për të transportuar deri në destinacionet e parapara nga vet ajo për shitjen e të njejtit material…, edhe deri këtu kjo informatë dhe ky lajm në vete nuk përmban ndonjë ekskluzivitet apo diçka të fshehtë dhe jashtë normales. Problematika fillon kur të njejtës firmë i ndërpriten dhe pengohen për shfrytëzim të dy rrugët për transportimin e materijalit që më herët të njejtat rrugë i ka shfrytëzuar firma “SILEKS” –Kratovë (firmë kjo e cila e ka shfrytëzuar po të njejtën minierë), nga banorët e vendëbanimeve Matkë-Gllumovë njërën rrugë dhe bllokimin e rrugës tjetër që kalon nëpër vendëbanimin Semenishtë.
    Pas përpjekjeve të firmës në fjalë për rihapjen e rrugëve, e njejta nuk gjen ndonjë zgjidhje dhe detyrohet të kërkojë alternativë për rrugë të tretë dhe vazhdimin e ç,bllokimin të punëve.
    Duke e analizuar mirë vendshtrirjen e vendëbanimeve Gllumovë, Matkë, Arnaqi e Poshtme-Epërme dhe Semenishtë, firmës i lindë ide që rruga e re të hapet në mes të dy vendëbanimeve Arnaqi në drejtim veri-lindje drejtë miniers së gurrit. Për të njejtën ide informohet bashkësia lokale e fshatit Arnaqi e Poshtme dhe me kërkesë nga firma për ndihmë për hapjen e rrugës.

    Përgjigja e parë e bashkësisë lokale në një takim jo formal, ishte se kërkesa juaj do të shqyrtohet në mbledhjen që do ta caktojmë në periudhë sa më të shpejtë kohore me banorët e vendbanimit tonë dhe do të marim mendimin e tyre pozitiv apo negativ, ndërsa Ju planin e paraparë për rrugën me skicë dhe koordinata të sakta të na e dërgoni na mail adresë për pasqyrë dhe prezentim sa më të saktë të projektit të paraparë. Me datë 30 Korrik 2018 nga ana e përkthyeses Biljana Petrovska e punësuar në firmën angleze “SUBLAJM STON-Prilep” na u dërgua mail që për hirë të së vërtetës ne si bashkësi lokale, të njejtin mail do ta ridërgojmë deri te çdo person dhe institucion që don ta zbardhë të vërtetën, po në këtë lajmërim ne do ta kopjojmë të njejtin sqarim që na erdhi nga e punësuara Biljana Petrovska.

    “From: Biljana Petrovska <biljana@sublimestone.com>
    Date: Mon, 30 Jul 2018, 10:36
    Subject: Plani i rruges

    Ketu eshte nje karte ku eshte e vizatuar rruga qe kalon neper token shteterore, (e shenuar me vije me ngjyre te gjelber). Gjeresia e rruges ne disa vende arrin shtate metra, ne disa vende arrin 4 metra. Rruga fillon afer varrezave e f. Semenishte dhe mbaron me parcelen private te tokes te Orhan Sallahut e cila eshte me numer te kadastrit 421 dhe 422., e pastaj lidhet ne rrugen e vjeter te Tetoves. Per ta realizuar kete rruge, perfshihen edhe parcelat private me numer 782, 784, 787, 788, te cilat jane te regjistruar ne katastar si prone te pronareve te meparshem, por faktikisht jane prone te z. Ljazim. Dmth ne kete ceshtje perfshihen vetem dy pronare te tokave private, dhe ato jane, z.Orhan dhe z.Ljazim.

    Ne kete karte nuk eshte vizatuar se ku me perpikshmeri do te kaloje rruga ne parcelat private te tokes thjesht sepse duhet konsultim me inxhinier i cili do te vendose se ku duhet pozicionuar rruga. Por nje gje qe dihet me siguri eshte fakti se eshte e parashikuar rruga te kaloje ne ato parcela private.

    Ne attachement ju dergoj edhe nje kolazh fotosh te cilat jane te punuar ne faqen oficijale te katastrit ku mundet me qarte me shikohet udha, dhe gjithashtu ketu eshte bere thjesht nje supozim nga ana ime se ku do te kaloje rruga neper parcelat private. Kjo gje eshte bere vetem per shkak te nje shqyrtimi me piktoresk dhe me te qarte. Ajo nuk eshte udha definitive ne parcelat private.

    Gjithashtu jua paraqit edhe koordinatat te rruges shteterore, ato jane ne attachmentin e dyte.

    Ju lutem me kontaktoni nese keni ndonje pyetje, Te fala Biljana. ( sa për sqarim e punësuara Biljana Petrovska e zoton bukur mire gjuhën shqipe dhe kjo mund të vërehet nga vet teksti I dërguar).

    Sqarimi, harta e më sipërme dhe fotot e bëra u prezantuan para banorëve dhe shumica e tyre ishin të shqetësuar me pamjet dhe se vendbanimeve tona do tju bëhet dëm i madh si në vegjetacion me prerjen e drunjëve, ndryshim i hidrografisë dhe mundësitë për vërshime nëse projekti në fjalë nuk bëhet me të gjitha standardet për mbrojtje dhe siguri të ambientit.
    I njejti konkluzion u dërgua deri te e punësuara Biljana Petrovska me sugjerim që i gjith proekti në fjalë duhet të ketë “AMIN” institucional.
    Pas një kohe shumë të shkurtë gjegjësisht në maujin Shtatorë 2018 nga banorët e vendbanimeve kanë vërejtur gjeodetë të cilët bëjnë matje po në të njejtin vend të paraparë për hapjen e rrugës nga firma “SUBLAJM STON” –Prilep. Me të ardhurit e informatës në bashkësi lokale ne me shkresë me da tatë 12 shtatorë 2018 ju drejtuam komunës së Sarajit për marje të informatave dhe informim se kush qëndron pas këtyre aktiviteteve. Nga komuna nuk na erdhi shkresë zyrtare po në mjë takim rasti me disa banorë të vendbanimit Arnaqi në kampanjën për Referendumin për integrimin e R.Maqedonisë në BE dhe NATO si dhe ndryshimet kushtetuese të vendit, Kryatari i komunës së Sarajit z. Blerim Bexheti ka thënë : “Matjet dhe gjeodetët janë angazhuar nga unë (Komuna Saraj) po jo për hapje rruge po për GAZ-SJELLËS që në afat sa më të shkurtë do të gasifikohen të dy vendbanimet, ndërsa unë si kryetarë nuk kam kompenteca për hapjen e ndonjë rruge që kalon nëpër prona private dhe vende të shënuara në kadastër si pronë e RM-së (Republikës së Maqedonisë), dhe sa për info ktëta proekte të mëdha i bëjnë institucionet përkatëse”.

    Edhe pse një prgjigje e koklavitur dhe e pa qartë ne vazdhuam të presim se si do të vijojnë punimet mëtej.

    Në tokën e paraparë për hapje rruge menjëherë pas mbarimit të referendumit dolën maqineri pa ndonjë lajmërim për projektin pa ndonjë leje dhe filluan të hapin rrugë e cila bëri dëme të mëdha edhe nëpër prona private të banorëve tanë. Me të marë info nga vendngjarja pronarët e parcelave të dëmtuara nga punimet pa kontrollë, rastin e paraqesin në polici si dhe kërkojnë nga punëtorët të pa definuar që punojnë me maqineri se nga kush keni marë leje për këtë aktivitet. Në atë moment përsëri paraqitet e punësuara në firmën “SUBLAJM STON”-Prilep me një lajmërim të marë nga Komuna Saraj me numët protokoli 08-1635/2 të datës 19 Shtatorë 2018, ku firmës në fjalë i lejohet shrytëzimi i pronës së RM-së për meremetim shfrytëyim dhe zgjerim të rrugës së trasuar.

    Kjo situatë shtoi edhe më tepër revolt te banorët dhe pronarët e dëmtuar, dhe me lutjet dhe ankesat që dërgonin deri te ne si bashkësi lokale, ne me datë 24 Tetorë 2018 deri te Komuna Saraj dërguam edhe një urgjencë të shkresës dhe informm për situatë të tensionuar në vendbanimin tonë si dhe ndërprerje të shpejtë të punimeve pa ndonjë leje nga institucionet përkatëse për çështjen dhe problematikën në fjalë.

    Pas këtyre letrave nga bashkësia lokale dhe reagimit të banorëve dhe pronarëve të dëmtuar nga punimet, situata ndryshoi dhe veç më nga “TELALLËT” (zëdhënësit e komunës së Sarajit që operojnë nëpër çajtore dhe kafiteri lokale) vijnë kërcënime dhe informacione se rruga që do të hapet është projekt i Komunës së Sarajit, dhe se është i pandalshëm për ju të shkretit që ngreni zërin, dhe se projektin e monitorojnë të gjithë inpektorët komunal për urbanizëm po para disa ditëve nga dëshmitarë okularë është parë se si edhe vet kryetari i komunës së Sarajit e monitoron punën e kompanisë që:
    “hapë rrugë për transport të gurit nga miniera, punon për gasifikimin e vendbanimeve dhe realizon e projekt komunal hapje të rrugës për vanbanimin tonë që nuk e kishte të paraparë në kampanjën dhe premtimin parazgjedhore”.
    Punimet vazhdojnë, pronarët ankohen, situata tensionohet dhe ne si bashkësi lokale ende nuk kemi asnjë informacion zyrtarl me shkrim nga institucioni Komuna SARAJ.

    Mu për këtë kërkojmë ndihmë, transparencë dhe drejtësi nga të gjitha institucionet përkatëse, me shpresë që po ky lajm do të depërtojë me ndihmën e mediave të lira dhe transparente ne vendin tonë.

    Çdo pyetje dhe informatë shtesë për problemin në fjalë mund ta parashtroni në mail adresën e bashkësisë lokale: blarnaqip@gmail.com

    Ju falemenderit.
    Bashkësia Lokale Arnaqi e Poshtme
    09.11.2018

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    “Do t’ua presim kokën”, kërcënohen me jetë, deputetët e BDI-së (FOTO)

    Deputetët aktual të Kuvendit të Maqedonisë që përbëjnë pjesën kryesore të opozitës shqiptare janë kërcënuar me jetë. Kërcënimi është dërguar...

    Kufizohet balancuesi, më shumë maqedonas e më pak shqiptarë në administrat

    Ministri i Administratës Publike, Goran Minçev, ka njoftuar se janë ndryshuar përqindjet e balancuesit, mjetit për punësim sipas përkatësisë...

    Bexheti thotë Gashi nuk respekton dygjuhësinë dhe orarin: Jep dorëheqje dhe mos u nënshtroni aq sa ata nuk mund të ju shtypin më

    Deputeti i BDI-së, Blerim Bexheti ka drejtuar një sërë kritikash ndaj kreu të Kuvendit, Afrim Gashi, përcjell TV21. Bexheti...

    Policia në çdo cep të Shkupit, kontrolle të rrepta

    Dje (25.07.2024) në periudhën prej orës 18:00 deri në ora 00:00, zyrtarët policorë nga SPB Shkup kanë vazhduar me...