Arrestohet ish-Kryeministri: Akuzohet se ka vrarë deri në 30 mijë të dyshuar si përdorues droge

Autoritetet filipineze kanë arrestuar ditën e sotme ish-presidentin Rodrigo Duterte, me kërkesë të Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJNP), në një zhvillim të rëndësishëm në hetimin e nisur për mijëra vrasje gjatë “luftës kundër drogës” që karakterizoi presidencën e tij.

 

Duterte, ish-kryebashkiaku i njohur për qasjen e tij të ashpër dhe i cili udhëhoqi vendin nga viti 2016 deri në 2022, u ndalua sapo mbërriti nga Hong Kongu në aeroportin ndërkombëtar të Manilës dhe aktualisht ndodhet në paraburgim

 

“Lufta kundër drogës” ishte platforma kryesore elektorale e Duterte-s, që e çoi në pushtet në vitin 2016 me premtimet për eliminimin e trafikut dhe përdorimit të drogës me masa ekstreme.

 

Në deklaratat e tij publike, ai shpesh premtonte “të vriste mijëra trafikantë dhe përdorues droge”.

Nëse transferohet në Hagë, Duterte mund të bëhet ish-udhëheqësi i parë në Azi që përballet me një proces gjyqësor në Gjykatën Ndërkombëtare Penale.

 

Ish-presidenti ka këmbëngulur se i ka udhëzuar forcat e policisë të përdorin armët vetëm në vetëmbrojtje dhe ka mbrojtur vazhdimisht fushatën e ashpër kundër drogës, duke deklaruar se është i gatshëm “të kalbet në burg” nëse kjo do të thotë të shpëtojë vendin nga droga.

 

Në një video të publikuar në Instagram nga vajza e tij, Veronica Duterte, nga baza ajrore Villamor në Manila ku ai ndodhet në paraburgim, ish-presidenti shprehu habinë për arrestimin e tij.

 

“Cili është ligji dhe cila është vepra penale që kam kryer?”, dëgjohet të thotë Duterte në video, pa qenë e qartë se kujt i drejtohej.“Më sollën këtu jo me dëshirën time, por me urdhër të dikujt tjetër. Tani duhet të përgjigjeni për këtë privim të lirisë.”

Vrasjet në zonat e varfra

 

Ende nuk është sqaruar se cilat janë konkretisht akuzat që gjykata ka ngritur ndaj Duterte-s, dhe presidenca nuk ka dhënë detaje për hapat e mëtejshëm.

 

Sipas të dhënave zyrtare të policisë, rreth 6.200 persona janë vrarë gjatë operacioneve antidrogë, që sipas tyre kanë përfunduar në shkëmbime zjarri. Por organizatat e të drejtave të njeriut thonë se numri real është shumë më i lartë, duke përfshirë mijëra përdorues droge nga zonat e varfra, shumë prej të cilëve ndodheshin në “listat e dyshuarve” të komuniteteve dhe janë vrarë në rrethana misterioze.

 

Prokurori -së ka deklaruar se deri në 30,000 persona mund të jenë vrarë nga policia ose nga autorë të paidentifikuar gjatë kësaj periudhe.

 

Policia ka mohuar vazhdimisht akuzat për ekzekutime sistematike apo për përpjekje për t’i mbuluar ato.

 

Arrestimi i Duterte-s vjen pas viteve të përplasjeve të tij me GJNP-në, të cilën e ka kritikuar hapur që prej vitit 2019 kur Filipinet u tërhoqën njëanshmërisht nga traktati themelues i gjykatës, pikërisht në kohën kur nisën hetimet për vrasjet gjatë mandatit të tij.

 

Gjykata e Hagës po heton për krime të mundshme kundër njerëzimit dhe deklaron se ka juridiksion për rastet që ndodhën kur Filipinet ishin ende anëtare. Ndërsa më parë autoritetet në Manila refuzuan bashkëpunimin, administrata e presidentit Marcos ndryshoi qasje në nëntor të kaluar dhe sinjalizoi gatishmëri për bashkëpunim në rast të lëshimit të një urdhër-arresti.

 

Ky arrestim ndodhi vetëm pak orë pasi Duterte, në një dëgjesë parlamentare, i bëri thirrje gjykatës së që “ta përshpejtojë” hetimin ndaj tij./Reuters

Më të lexuara

Ndahet nga jeta i riu nga Saraji, Huseijn Alija

Me pikëllim të thellë është pritur lajmi për ndarjen...

Vrasja pranë Liqenit të Smilkovës: Arrestohet një person i dyshuar

Një person është ndaluar në kuadër të hetimeve për...

Gjimnazisti nga Saraji promovoi librin e parë

Sot në shkollën e mesme në Saraj, një nxënës...

Aksident i rëndë në qarkoren e Shkupit, kolona kilometrike drejt Tetovës – bllokohen tri kyçe rrugore

Një aksident i rëndë trafiku, i ndodhur mbrëmjen e...

Vritet 27-vjeçari nga Radusha në Berlin, dy autorë ende në arrati, ja detajet e para

Në orët e para të mëngjesit të së hënës,...

8 të arrestuar, sekuestrohen rreth 50 mijë euro! Aksion policor për dyshime për krim në operacionet e syve

Aksioni i policisë përfundoi me prangosjen e 8 personave,...

Drejtorët e “Dauti-Komerc”, në konferencën ekonomike “Ekonomia shpëtonë Luginën”

Në konferencën e ekonomike me temë “ Ekonomia shpëtonë...

Artikuj të ngjashëm