More

    Ardhja e mërgimtarëve/ Vazhdojnë sfidat e pritjeve nëpër kufij – kolonat me kilometra nuk i ndalin mërgimtarët

    Kolona me kilometra në vendkalimin kufitar Tabanoc, për të hyrë nga Serbia në Maqedoninë e Veiut. Mërgimtarët me orë të tëra të bllokuar në automjete dhe autobusë dhe duke pritur për të hyrë në vend.

     

    Njoftime dhe pamje që përsëriten çdo vit gjatë sezonit të verës por edhe dimrit.

     

    Festat në vendet e Evropës Perëndimore dhe fundjava kanë shtuar frekuencën e trafikut nëpër autostrada.

     

    Nga Stacioni Policor në vendkalimin kufitar në Tabanoc kishin njoftuar për rrëmujë të madhe. Në funksion janë të 6-të pikëkalimet – 3 për veturat private, një për autobusët dhe 2 për kamionët, por, sic thonë, asgjë nuk mund të bëjnë për shkak se kolona krijohet në anën serbe të kufirit.

     

    Autoritetet serbe në orët e mëngjesit njoftuan se në vendkalimin kufitar Horgosh dhe Kelebija, për hyrje automjetet e udhëtarëve dhe autobusët presin deri në 1 orë, në Batrovcë autobusët presin 30 minuta, kurse në Shid automjetet e udhëtarëve presin gjysmë orë.

     

    Ndërkohë automjetet transportuese në vendkalimin kufitar Gradina për shkak të obligimeve nëpër terminale, presin edhe mbi 5 orë.

     

    Ndërkohë, nëpër rrjetet sociale, mërgimtarët që vijnë për pushimet e Vitit të Ri, shpërndajnë pamje të situatës nëpër vendkalime kufitare.

     

    Pritjet nëpër kufij ishin nisur që nga Austria, kurse sfidat fillojnë në kufirin Kroaci – Serbi.

     

    Se shumë mërgimtarë po vijnë drejt vendlindjes dëshmon edhe kjo pamje në Hamburg. Me dhjetëra autobusë nisen drejt vendeve të rajonit kryesisht Maqedonisë së Veriut. /tvklan.mk/

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    “I duan shqiptarët si çobanë…” – Ahmeti me porosi të re për partitë maqedonase /VIDEO

    Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti nga tubimi në Çashkë ka dërguar porosi deri te partitë maqedonase për qasjen e...

    Gripi në Tetovë, reparti Infektiv dhe ai i Fëmijëve të stërmbushur me pacientë

    Nga 80 deri në 100 persona në ditë kërkojnë ndihmë mjekësore në repartin Infektiv në Tetovë, si pasojë e...

    Komisioni për politikë të jashtme, refuzon kërkesën për njohjen e shtetit të Palestinës

    Në Komisionin për politikë të jashtme në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut u refuzua kërkesa për njohjen e shtetit...

    Policët rrahën të riun edhe pse nuk ishte pjesë e aksionit policor

    Artan Muça nga lagjja e Shuto Orizares të shtunën në mëngjes u rrah nga policia, edhe pse nuk ishte...