E premte, 25 Prill, 2025
11.8 C
Skopje

Ambasadori Kuqi: Nuk kam asgjë për të fshehur, jam i pastër para Zotit dhe ligjeve të vendit

Ambasadori i tanishëm i RMV në Norvegji Driton Kuqi përmes profilit të tij në Facebook ka njoftuar se sot organet policore kanë qenë në shtëpinë e tij në Shkup për të kërkuar takim informativ.

 

Driton Kuqi thotë se asgjë nuk ka për të fshehur dhe se shumë shpejtë do të vij Shkup për t’iu përgjigjur organeve të drejtësisë

 

Postimi Ambadorit Kuqi

 

Sot familja më informoi se përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Brendshme kanë qenë në shtëpinë time në Shkup, duke kërkuar një takim informativ.

 

Nuk kam asgjë për të fshehur dhe gjithmonë kam zgjedhur të veproj me ndershmëri dhe qetësi, edhe kur rrethanat kanë qenë të vështira.

 

Kam zgjedhur gjithmonë të ec drejt, edhe kur rruga ka qenë më e vështirë. Kam folur kur të tjerët kanë heshtur, dhe kam qëndruar në këmbë edhe kur jam ndjerë i vetëm.

 

Besoj në drejtësi për të mirën e përbashkët. Me fluturimin e parë do të jem në Shkup, jo për të sqaruar, por për të konfirmuar se transparenca dhe besimi janë rruga e vetme përpara.

 

Jam këtu. Me ndërgjegje të qetë, i pastër dhe vullnet të palëkundur, para Zotit dhe ligjeve të vendit

Më të lexuara

Stuhi e fuqishme në pjesët lindore të Shkupit

Një stuhi me erë të fortë, bubullima dhe reshje...

“Luftë” e madhe në Hasanbeg – berberat i rritën çmimet, reagojnë ashpër banorët

❌ Reagim ndaj Rritjes së Çmimeve nga Berberët në...

Stevço Jakimovski dënohet me tre vjet e gjysmë burg

Kryetari i Komunës së Karposhit, Stevço Jakimovski është dënuar...

Drejtori turk në Shkup denoncon kërcënime nga bashkëshorti i një punonjëse

Më 15.04.2025, në orën 12:00, në SPB Shkup është...

Shkupjani i ka dhënë 23.000 euro për ta punësuar nipin, pasi nuk e punësoi e denoncoi mashtruesin

Më 23.04.2025, në orën 19:30 në SPB Shkup, një...

Nga mesnata çmime të reja të derivateve të naftës

Nga sonte në mesnat do të ulen çmimet e...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads