Alma, boshnjakja që do zë postin e ministres së drejtësisë në qeverinë e Kurz

Konservatori austriak Sebastian Kurz ka arritur marrëveshje koalicioni, që do të thotë se Kurz rikthehet në postin e kancelarit, por edhe hyrjen për herë të parë të Gjelbërve në qeverinë austriake.
Marrëveshjen për koalicion e konfirmuan kryetari i Partisë Popullore, OVP, Kurz si dhe shefi i të Gjelbërve, Verner Kogler, duke mos dhënë detaje të marrëveshjes
Raportohet se Alma Zadiq, 35-vjeçe nga Bosnja apo më mirë thënë me prejardhje nga Tuzla, pritet të emërohet ministre e Drejtësisë në qeverinë e re të Austrisë, që njëherit besohet të jetë propozim i zyrtarëve të lartë të Gjelbërve.
Ajo do të futet në histori si ministria më e re e Drejtësisë që ka marrë një post të tillë në qeverinë austriake. Zadiq së bashku me prindërit nga Tuzla kishte ikur nga vendlindja në vitin 1994, për të përfunduar në Vjenë ku edhe ndoqi studimet në fakultetin Juridik dhe më pas i vazhdoi në New York në Universitetin Colombia.
Zadiq është boshnjakja e parë që ka arritur të fitojë pozitë në organet më të larta të drejtësisë në Austri gjatë zgjedhjeve të vitit 2017. Tani ajo ka shkuar një hap tutje, ku i është besuar një nga resorët më të rëndësishëm – ai i Drejtësisë.
Dy vite më parë ajo u zgjodh si deputete në Parlamentin e Austrisë, dhe kishte porositur se hyrja e saj në Kuvend nuk ka rëndësi vetëm për të, por edhe për të gjithë ata që kanë shkuar në Austri dhe që nuk kanë lindur në atë.

Më të lexuara

Ndahet nga jeta i riu nga Saraji, Huseijn Alija

Me pikëllim të thellë është pritur lajmi për ndarjen...

Vrasja pranë Liqenit të Smilkovës: Arrestohet një person i dyshuar

Një person është ndaluar në kuadër të hetimeve për...

Aksident i rëndë në qarkoren e Shkupit, kolona kilometrike drejt Tetovës – bllokohen tri kyçe rrugore

Një aksident i rëndë trafiku, i ndodhur mbrëmjen e...

Gjimnazisti nga Saraji promovoi librin e parë

Sot në shkollën e mesme në Saraj, një nxënës...

8 të arrestuar, sekuestrohen rreth 50 mijë euro! Aksion policor për dyshime për krim në operacionet e syve

Aksioni i policisë përfundoi me prangosjen e 8 personave,...

Drejtorët e “Dauti-Komerc”, në konferencën ekonomike “Ekonomia shpëtonë Luginën”

Në konferencën e ekonomike me temë “ Ekonomia shpëtonë...

LIGJI I RI PËR MARRËDHËNIE PUNE: Trajtim të barabartë të punëtorëve

Qëllimi është të krijojmë një zgjidhje ligjore që do...

Artikuj të ngjashëm