Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, në selinë e BDI në Tetovë e ka pritur Ambasadorin e Gjermanisë në Shkup, z. Tomas Gerberih.
Z. Ahmeti dhe Ambasadori Gerberih bashkëbiseduan për zhvillimet politike në Maqedoninë e veriut dhe në rajon, anëtarësimin në NATO dhe në BE, reformat, si dhe zgjedhjet e parakohshme të vitit të ardhshëm.

