Aleanca për Shqiptarët duket se ka ndezur motorët për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 12 prillit.

Në një fotografi që ka siguruar portali Zyrtare.net, Bashkim Bakiu, një nga aktivistët më të zëshëm të shoqërisë civile dhe ish kandidat nga radhët e Lëvizjes Besa për kryetar komune të Sarajit është parë para disa ditësh në një nga lokalet e Shkupit së bashku me kreun e Gostivarit, Arben Taravari.
Nuk dihet nëse Bakiu ka kaluar në partinë e Selës apo ka qenë thjesht një takim miqësor me Taravarin.

