Aleanca porosi Zaevit: Nuk e bëjnë drejtësinë ata që duhet të përgjigjen para saj

“I nderuari Kryeministër nuk e dimë cila është e vërteta e deklaratës së Blerim Bexhetit, ne pohimet e tija se Ju i keni kërkuar ndihmë, pikërisht atij që të ushtroj ndikimin e tij për ta shkarkuar Jovo Vangelovskin.

Besoj se Ju i keni dëgjuar bombat qe vetë i publikuat se si vet ai së bashku me krerët e VMRO, instalonin gjykatës dhe prokuror partiak qe ishin në shërbim te regjimit VMRO-BDI.

Është paradoksale qe Ju ta kërkoni ndihmën e tij dhe te BDI, për ta reformuar sistemin e drejtësisë, pikërisht nga ata që e kanë sjelle drejtësinë në gjendje te mjerueshme, pa pikë besueshmërie dhe kredibiliteti.

BDI, vazhdon ti mbrojë të gjithë zyrtarët e VMRO dhe njerëzit e afërt të saj ,duke bërë ta kuptojmë se ky koalicion është gjallë ende njëjte si dikur që nuk lejuan ti merret mandati Trajko Veljanovskit per rastin 27 Prillit, njëjtë sikur para disa ditëve që nuk kanë lejuar të shkarkohet Kryetari i Gjyjkatës Supreme Jovo Vangellovski.

Kryeministër, Ju kishit mundësi të krijoni kushte që zyrtarët e BDI të përfshirë në korrupsion dhe krim të organizuar, se bashku me gjykatësit dhe prokurorët partiak, të japin llogari për të kaluarën e tyre, por nuk e bëtë atë, po i amnistoni mandej kërkoni ndihmë nga ata, dhe nuk është çudi të jeni bërë njëjtë si ata”, thuhet ne reagimin e Aleancës për Shqiptarët percjell  Aktuale.mk

Më të lexuara

Vrasja pranë Liqenit të Smilkovës: Arrestohet një person i dyshuar

Një person është ndaluar në kuadër të hetimeve për...

Gjimnazisti nga Saraji promovoi librin e parë

Sot në shkollën e mesme në Saraj, një nxënës...

Vritet 27-vjeçari nga Radusha në Berlin, dy autorë ende në arrati, ja detajet e para

Në orët e para të mëngjesit të së hënës,...

Aksident i rëndë në qarkoren e Shkupit, kolona kilometrike drejt Tetovës – bllokohen tri kyçe rrugore

Një aksident i rëndë trafiku, i ndodhur mbrëmjen e...

Grubi: 3 milionë euro për ndërtimin e rrugës “Hasan Prishtina” në Vizbeg

Shkup, 6 prill- Qeveria tashmë i ka ndarë 3...

Artikuj të ngjashëm