
Fondacioni për zhvillimin e arsimit dhe kulturës ALBIZ edhe këtë vit organizon “Panairin e bizneseve të Komunës së Sarajit “.
Panairi do të mbahet më 25 Janar 2020 (e shtunë) me fillim në ora 10:30 në hapësirat e restorantit Korabi në Saraj .
Në kuadër të panairit do të realizohet promovimi i Katalogut të Komunës së Sarajit, si dhe prezantimi i produkteve dhe shërbimeve të kompanive.
Ky panair është eveniment tradicional që realizohet në kuadër të Komunës Saraj e që ka për qëllim promovimin dhe afirmimin e bizneseve që gravitojnë apo kanë origjinë nga kjo komunë.
/Derveni.info

