Albin Kurti pret në takim Ziadin Selën

Sot në zyrat e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherazi kandidati për kryeministër në Kosovë, Albin Kurti ka pritur në takim kreun e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Selën.

Kreu i ASH-së, Ziadin Sela e uroi edhe njëherë  Albin Kurtin për fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet parlamentare në Kosovë. Në takim u fol edhe për marrëdhëniet fqinjësore që ka Maqedonia e Veriut me Republikën e Kosovës, dhe nevojën që këto marrëdhënie të forcohen edhe më tej, në mënyrë që të krijohen edhe kushte më të mira për lëvizjen e lirë si të qytetarëve ashtu edhe të të mirave.

Përveç dy liderëve, në takim gjithashtu mori pjesë edhe Sekretari Gjeneral i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari si dhe Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca.

Më të lexuara

LAJMI FUNDIT! Jakup Krasniqi niset nga Haga drejt Kosovës

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, është nisur...

Gjinekologu sulmohet në ordinancë, i thyhet rruaza e qafës

Gjinekologu Dejan Ognenoviq është sulmuar më 16 shtator në...

Vrasja pranë Liqenit të Smilkovës: Arrestohet një person i dyshuar

Një person është ndaluar në kuadër të hetimeve për...

Zjarr në një klas në shkollën e mesme “Zef Lush Marku” në Shkup, evakuohen nxënësit

Një zjarr ka shpërthyer në një klasë në shkollën...

Harbin Merxhani shpallet Nxënësi më i dalluar i gjeneratës 2022–2026 në nivel të Qytetit të Shkupit

Me shumë krenari dhe mirënjohje, Harbin Merxhani ka njoftuar...

Vritet 27-vjeçari nga Radusha në Berlin, dy autorë ende në arrati, ja detajet e para

Në orët e para të mëngjesit të së hënës,...

Artikuj të ngjashëm