ALBIN KURTI: Fituesi pa trofe i vitit

9 vjet pas hyrjes në institucione, gati 1 vit pas ndarjes së partisë dhe pas qindra aksioneve, protestave e dhjetëra arrestimeve, Albin Kurti këtë tetor më në fund ka qenë në gjendje të udhëheqë lëvizjen e shndërruar në parti drejt fitores në zgjedhje.

Këtë tetor, ish-lideri studentor i viteve 90 i ka fituar, kundër të gjitha pritjeve zgjedhjet nacionale, duke e udhëhequr Vetëvendosjen. Kur VV-ja doli e para më 6 tetor, Kurti në sheshin Skënderbeu tha se këtë natë niste ndryshimi i madh në Kosovë, dhe puna kundër hajnisë dhe korrupsionit.

Kurti fitoi pikërisht me premtimin për ndryshimin e madh që i duhej Kosovës duke ndëshkuar me votë partitë që kanë qeverisur gjatë, PDK-në, AAK-në e NISMAn. Pak kush e pa Vetëvendosjen fituese edhe për shkak të ikjes së 12 individëve nga grupi parlamentar dhe partia, të udhëhequr nga Dardan Molliqaj, që jepte ekspertiza, sipas të cilave gjasat e fitores së VV-së ishin baraz me Zero. E Kurti, kah fundi i fushatës në një intervistë në Interaktiv, shpërfilli tërësisht të ikurit, por tregoi që u kishte thënë të rrinin.

Të gjitha sondazhet e nxirrnin LDK-në fituese të zgjedhjeve, por VV-ja tha se po të dilte partia e Mustafës e para do të bënte koalicion me PAN-in, e kjo nuk do të ndodhte nëse i fiton zgjedhjet Vetëvendosja.

Gjë që edhe ndodhi, me Kurtin që insistoi se LDK-ja është opsioni i vetëm për bashkëqeverisje. Dhe, gjithçka nisi mirë me Kurtin që e takoi disa herë Vjosa Osmanin, për të përçuar një fotografi ndryshimi. Por, gjërat ndryshuan kur në vend të Osmanit, takimet nisën me Isa Mustafën.

Në disa javë pritjeje për të numëruar e rinumëruar, Kurti u takua shumë herë me Mustafën, por hisen e pushtetin nuk arritën ta ndanin. Dhe, këtë kryetari i VV-së e bëri të ditur me video Facebooku duke e lënë fajtore LDK-në për dështimin e marrëveshjes. Kur e propozoi Glauk Konjufcën për kryetar Kuvendi dhe ky ia miratoi, marrëveshja u komplikua dhe Albin Kurti do ta festojë vitin e ri si fitues i zgjedhjeve, por pa qenë ende kryeministër i vendit.

Më të lexuara

Ndahet nga jeta i riu nga Saraji, Huseijn Alija

Me pikëllim të thellë është pritur lajmi për ndarjen...

Vrasja pranë Liqenit të Smilkovës: Arrestohet një person i dyshuar

Një person është ndaluar në kuadër të hetimeve për...

Aksident i rëndë në qarkoren e Shkupit, kolona kilometrike drejt Tetovës – bllokohen tri kyçe rrugore

Një aksident i rëndë trafiku, i ndodhur mbrëmjen e...

Gjimnazisti nga Saraji promovoi librin e parë

Sot në shkollën e mesme në Saraj, një nxënës...

8 të arrestuar, sekuestrohen rreth 50 mijë euro! Aksion policor për dyshime për krim në operacionet e syve

Aksioni i policisë përfundoi me prangosjen e 8 personave,...

Drejtorët e “Dauti-Komerc”, në konferencën ekonomike “Ekonomia shpëtonë Luginën”

Në konferencën e ekonomike me temë “ Ekonomia shpëtonë...

LIGJI I RI PËR MARRËDHËNIE PUNE: Trajtim të barabartë të punëtorëve

Qëllimi është të krijojmë një zgjidhje ligjore që do...

Artikuj të ngjashëm