Komuna e Sarajit dhe Ndërmarrjet Publike në kuadër të Qytetit të Shkupit “ Higjiena Komunale”, “Parqet dhe Gjelbërimet”, si dhe NKP “Saraj”, kanë realizuar një aksion të përbashkët për pastrimin dhe mirëmbajtjen e pastërtisë së përgjithshëm në Saraj , njofton derveni.info.
Puna ka filluar që në mëngjes edhe atë duke filluar, parku “Saraj”, rruga kryesore në Saraj dhe sheshi i “Flamurit”.
Aksion do të zgjasë tre ditë, ku Ndërmarrjet Komunale “Higjiena Komunale” dhe “Parqet dhe Gjelbërimet”, si dhe NKP “Saraj”, janë angazhuar me tërë kapacitetin e tyre për të pastruar dhe për të prerë shkurret dhe drunjtë afër rrugëve të cilat pengojnë zhvillimin e komunikacionit./derveni.info