Aksidentohet edhe një tjetër veturë në autostradën Tetovë-Shkup, ne afërsi të fshatit Zhelinë, pas aksidentit të ndodhur para pak orësh në autostradën Tetovë-Gostivar ku mbetën të plagosur rëndë dy persona. Makina në fjalë, sipas të dhënave të para, udhëtonte jashtë normave të lejuara të shpejtësisë dhe si shkak ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga. Shoferi i veturës ka marrë lëndime të rënda në kokë dhe është dërguar me urgjencë në klinikën e Shkupit. Ndërsa gjatë intervenimit për largimin e makinës nga vendi i ngjarjes është lënduar rëndë edhe një zjarrfikës. I njëjti ka marre lëndime ne koke dhe për momentin po hospitalizohet ne Spitalin e Tetovës.

