Aksident i rëndë trafiku në rrugën Tetovë-Zhelinë, 2 të plagosur rëndë

Para pak çastesh në rrugën e vjetër Tetovë – Zhelinë ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku. Sipas informatave të para një kamion i tonazhit të rëndë ka përplasur një veturë familjare. Për pasojë makina familjare ka shpërthyer në flakë ku kanë mbetur të plagosur rëndë të dy drejtuesit e automjeteve. Të plagosurit fillimisht janë dërguar në spitalin e Tetovës, por për arsye të gjendjes së rëndë shëndetësore në të cilën ndodhen janë dërguar për një trajtim më të specializuar drejt klinikës së Shkupit. Është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për të nxjerrë personat e plagosur nga makinat, për shkak edhe të dëmtimit të madh që kanë pësuar makinat nga zjarri i fuqishëm që ka shpërthyer. Gjithmonë sipas informatave të para, shkak i aksidentit mendohet të ketë qenë shikueshmëria e vogël për shkak të mjegullës së dendur që ka përfshirë në këto momente fushën e Pollogut.  Ndërkohë SPB-ja dhe Prokurori i turnit të Tetovë ndodhen në vendngjarjeje dhe po kryejnë hetimet për zbardhjen e plotë të këtij aksidenti të rëndë. Identiteti i të plagosurve ende nuk dihet.

Më të lexuara

Ndahet nga jeta i riu nga Saraji, Huseijn Alija

Me pikëllim të thellë është pritur lajmi për ndarjen...

Vrasja pranë Liqenit të Smilkovës: Arrestohet një person i dyshuar

Një person është ndaluar në kuadër të hetimeve për...

Aksident i rëndë në qarkoren e Shkupit, kolona kilometrike drejt Tetovës – bllokohen tri kyçe rrugore

Një aksident i rëndë trafiku, i ndodhur mbrëmjen e...

Gjimnazisti nga Saraji promovoi librin e parë

Sot në shkollën e mesme në Saraj, një nxënës...

8 të arrestuar, sekuestrohen rreth 50 mijë euro! Aksion policor për dyshime për krim në operacionet e syve

Aksioni i policisë përfundoi me prangosjen e 8 personave,...

Drejtorët e “Dauti-Komerc”, në konferencën ekonomike “Ekonomia shpëtonë Luginën”

Në konferencën e ekonomike me temë “ Ekonomia shpëtonë...

LIGJI I RI PËR MARRËDHËNIE PUNE: Trajtim të barabartë të punëtorëve

Qëllimi është të krijojmë një zgjidhje ligjore që do...

Artikuj të ngjashëm