Pas një séance në Sofje, Akademia Bullgare e Shkencave doli me një qëndrim se gjuha maqedonase nuk ekziston dhe se ajo është një “normë e shkruar-rajonale” e gjuhës bullgare. Pozicioni maqedonas është i gabuar, thonë zyrtarët e akadamisë në fjalë.
Pohimet se gjuha maqedonase ekziston minojnë marrëdhëniet midis dy vendeve, vlerësojnë akademikët bullgarë të cilët ndjehen të provokuar nga Karta e Akademisë së Shkencave dhe Artit të Maqedonisë, të cilën e publikuan më 3 dhjetor. Akademia bullgare e shkencave miratoi një pozicion të ngjashëm me qëndrimet e kretu shtetëror bullgar, të paraqitur në deklaratën e tetorit ku thuhet se maqedonishtja është një dialekt i bullgarishtes, kurse dokumentet shoqëruese përmbajnë një seri kualifikimesh dhe fyerjesh për gjuhën maqedonase.
Akademia e Shkencave bullgare pranon se pozicioni i tyre është një reagim i drejtpërdrejtë ndaj Kartës së gjuhës maqedonase të miratuar nga ASHAM.
“Dokumenti (ASHAM) ka shkaktuar vërejtje shumë serioze shkencore,” kanë thënë nga Akademia bullgare në deklaratë.
Asambleja e ASHAM-it më 3 dhjetor miratoi një Kartë për gjuhën maqedonase. Karta, sipas ASHAM, forcon pikëpamjet e Akademisë për nevojën e mbështetjes së zgjeruar dhe të vazhdueshme për kërkime shkencore në gjuhën maqedonase dhe dialektet e saja, të udhëhequra nga parime rreptësisht shkencore.

