E premte, 25 Prill, 2025
12.8 C
Skopje

Ahmeti uron presidentin e SHBA-së, TRUMP: SHBA-të janë aleati ynë më i rëndësishëm

“Dëshiroj të përcjell urimet më të sinqerta për Presidentin Trump në marrjen e detyrës si udhëheqës i vendit më të fuqishëm demokratik në botë.

 

Padyshim që SHBA-të janë aleati ynë më i rëndësishëm dhe shtylla e paqes, demokracisë dhe stabilitetit global.

Qëllimi i politikës sonë ka qenë dhe mbetet thellimi i marrëdhënieve me këtë aleat të pazëvendësueshëm, i cili ka dëshmuar vazhdimisht përkushtimin e tij për të promovuar lirinë dhe drejtësinë.

 

Presidenti Trump, edhe gjatë mandatit të tij të mëparshëm, tregoi vendosmëri dhe lidership të fortë në politikën ndërkombëtare, duke u përkushtuar për vendosjen e paqes dhe prosperitetit në botë.

 

Besoj fuqishëm se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nën drejtimin e Presidentit Trump do të vazhdojnë të jenë shembull i vlerave të qëndrueshme të demokracisë dhe mbështetëse e fuqishme e unitetit dhe zhvillimit përballë sfidave që na presin” ka shkruar lideri i BDI-së, Ali Ahmeti

Më të lexuara

Stuhi e fuqishme në pjesët lindore të Shkupit

Një stuhi me erë të fortë, bubullima dhe reshje...

“Luftë” e madhe në Hasanbeg – berberat i rritën çmimet, reagojnë ashpër banorët

❌ Reagim ndaj Rritjes së Çmimeve nga Berberët në...

Stevço Jakimovski dënohet me tre vjet e gjysmë burg

Kryetari i Komunës së Karposhit, Stevço Jakimovski është dënuar...

Drejtori turk në Shkup denoncon kërcënime nga bashkëshorti i një punonjëse

Më 15.04.2025, në orën 12:00, në SPB Shkup është...

Shkupjani i ka dhënë 23.000 euro për ta punësuar nipin, pasi nuk e punësoi e denoncoi mashtruesin

Më 23.04.2025, në orën 19:30 në SPB Shkup, një...

Nga mesnata çmime të reja të derivateve të naftës

Nga sonte në mesnat do të ulen çmimet e...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads