More

    Ahmeti takon ambasadorin bullgar: Sajesat e Mickoskit për destabilizim janë të qëllimshme dhe të rrezikshme

    Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka pritur sot në selinë e partisë në Tetovë, Ambasadorin e Bulgarisë në Shkup, Angel Angelov.

    Bashkëbiseduesit këmbyen mendime rreth Korridorit 8, rrugor dhe hekurudhor, ndryshimet kushtetuese, Marrëveshjeve kyçe të shtetit, atë të Ohrit, të Prespës dhe të fqinjësisë së mirë me Bulgarinë, integrimin europian, sankcionimin e legjitimitetit zgjedhor, etj.

    Kryetari Ahmeti fillimisht e spjegoi frymën e Marrëveshjes së Ohrit duke njoftuar Ambasadorin mbi draft platformën për legjitimitet të përgaditur nga autori i Marrëveshjes së Ohrit Paul Williams dhe PILPG, si dhe opinionet e ekspertëve vendor.

    Gjithashtu, z. Ahmeti foli për aktivitetet që do ti ndërmerr BDI dhe Fronti Europian në mbrojtje të legjitimitetit që nga muaji shtator në takime me qytetarë.

    Njëkohësisht, Ahmeti theksoi që BDI është parti shtetformuese andaj dhe sajesat inekzistente të Kryeministrit Mickovski për skenare për destabilizim janë të pavërteta dhe paraqesin skenare të qëllimshme dhe të rrezikshme qeveritare për fajësim të të tjerëve me qëllim të defokusimit të opinionit nga mungesa e rezultateve dhe skandaleve të përditshme të qeverisë.

    BDI e ka dëshmuar kontributin për stabilitet dhe siguri dhe kundërshton çdo tentativë inskenuese politike për destabilizim dhe fton shqiptarët dhe të tjerët mos të biejnë pre e provokimeve të qeverisë pa legjitimitet etnik.

    Ahmeti përkujtoi premtimin e humbësve të zgjedhjeve për ndryshime kushtetuese për 6 muaj dhe tha që BDI mbetet e përkushtuar për integrim Europian.

    Bashkëbiseduesit u dakorduan që korridori 8 është prioritet rajonal dhe euro-amerikan andaj dhe Qeveria duhet ti vijoj projektet e lidhjes rrugore dhe hekurudhore pa asnjë vonesë.

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    Shqipëria, vend ideal për t’u vizituar edhe gjatë dimrit (FOTO)

    Në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “The Mirror”, Shqipëria sugjerohet të vizitohet jo vetëm gjatë verës,...

    Brukseli jo ndryshimeve Kushtetuese me prapaveprim?! Murtezani: Është e pranueshme çdo zgjidhje që do të na japë garanci

    Pas mesazheve të disa përfaqësuesve të Brukselit se ideja për ndryshime kushtetuese me prapaveprim është e papranueshme, ministri për...

    “Përdhosja” e flamurit shqiptar nga polici në Kumanovë, reagon hoxha nga Shkupi

    Përdhosja e Flamurit shqiptar në Kumanovë nga ana e zyrtarit policorë ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale,...

    Ngjarjet në Kumanovë, mblidhet BDI

    Dega e Kumanovës e Bashkimit Demokratik për Integrim sonte zhvilloi mbledhje të jashtëzakonshme, njoftojnë nga partia e integristëve, transmeton...