More

    Ahmeti i dërgon porosi VLEN-it: Kthehuni në rrugën e dinjitetit, krenarisë

    Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti sërish ka takuar qytetarët nga ku ka dërguar porosi deri te koalicioni qeverisës VMRO dhe VLEN, transmeton TV21. Ahmeti ka ndaluar te Marrëveshja e Ohrit duke bërë thirrje që e njëjta të mbrohet jo vetëm nga BDI, por edhe nga VLEN, VMRO dhe LSDM.

     

    Kryetari i integristëve i ka ftuar edhe votuesit e VLEN që t’i ndihmojnë përfaqësuesit dhe drejtuesit e koalicionit shqiptar në Qeveri që të kthehen në rrugën e dinjitetit.

     

     

    “Njerëzit tanë, vëllezërit tanë të bashkuar rreth VLEN-it të reflektojnë dhe ta mbrojnë kauzën kombëtare (Marrëveshjen e Ohrit), sepse është kauzë në respektim të gjeneratave të vjetra dhe që lindin pas nesh. Dhe jo, pavarësisht se i kam kundërshtar politik, nuk dua t’i shoh të turpëruar ata (VLEN) dhe ata që i kanë votuar. Dua të bëj thirrje si një njeri që ka luftuar dhe që e do krenarinë e kombit të vet. Të gjithë ata votues, le t’i ndihmojnë, le t’i inkurajojnë drejtuesit dhe përfaqësuesit e VLEN-it që të kthehen në rrugën e dinjitetit dhe të mbrojmë të gjithë bashkë krenarinë, sepse Marrëveshja e Ohrit nuk është marrëveshje që duhet ta mbrojë vetëm Bashkimi Demokratik për Integrim, vetëm Fronti për Europë, por është vlerë që duhet mbrojtur nga të gjithë – edhe nga VMRO edhe nga LSDM bashkë me koalicionin e tyre, aq më shumë nga ata që janë bashkuar rreth VLEN-it. Ne nuk duam përplasje, por ama nuk mund të heshtim pa e thënë të vërtetën – VMRO-ja ka traditë nga e kaluara për të rekrutuar argatë, hyzmeqarë. Por nuk kanë bërë mirë. Shtetet të cilat kanë bërë përzgjedhje të hyzmeqarëve, argatëve nuk kanë përparuar, nuk janë begatuar”, tha Ahmeti.

     

     

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    “I duan shqiptarët si çobanë…” – Ahmeti me porosi të re për partitë maqedonase /VIDEO

    Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti nga tubimi në Çashkë ka dërguar porosi deri te partitë maqedonase për qasjen e...

    Gripi në Tetovë, reparti Infektiv dhe ai i Fëmijëve të stërmbushur me pacientë

    Nga 80 deri në 100 persona në ditë kërkojnë ndihmë mjekësore në repartin Infektiv në Tetovë, si pasojë e...

    Komisioni për politikë të jashtme, refuzon kërkesën për njohjen e shtetit të Palestinës

    Në Komisionin për politikë të jashtme në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut u refuzua kërkesa për njohjen e shtetit...

    Policët rrahën të riun edhe pse nuk ishte pjesë e aksionit policor

    Artan Muça nga lagjja e Shuto Orizares të shtunën në mëngjes u rrah nga policia, edhe pse nuk ishte...