E premte, 25 Prill, 2025
11.8 C
Skopje

Ahmed al-Sharaa është edhe zyrtarisht Presidenti i ri i Sirisë, pezullohen Kushtetuta e Parlamenti

Ahmed al-Sharaa është edhe zyrtarisht Presidenti i ri i Sirisë, pezullohen Kushtetua e Parlamenti për t’i bërë të reja.

 

Ndryshimet e mëdha historike janë formalizuar këtë javë në Siri.

 

Pasi që i ka mbledhur shumicën e fraksioneve të ndryshme ushtarake që kanë luftuar në pjesë të ndryshme të Sirisë për ta rrëzuar regjimin e diktatorit Bashar al-Assad, Ahmed al-Sharaa edhe zyrtarisht e ka marrë pëlqimin e të gjithëve që të jetë presidenti i ri i Sirisë.

 

Ai e ka mbajtur një fjalim triumfues fillimisht para këtyre fraksioneve ushtarake e më pas edhe para popullit sirian të cilëve ka thënë se u drejtohet jo is udhëheqës por si shërbëtor i Sirisë.

 

Në fjalim e tij pak më të gjatë se pesë minuta Al Shaara ka thënë se do të punojë që të gjithë sirianët të ndjehen të barabartë në shtet dhe që e ardhmja e përbashkët të jetë këtu për të gjithë.

 

Ai u ka bërë thirrje të gjithë atyre që janë shpërngulur, jashtë Sirisë që të kthehen dhe të kontribuojnë për ndërtimin e vendit të tyre, por ka thënë që plagët të cilat i ka lënë regjimi janë shumë të mëdha dhe do kohë që ato të shërohen.

 

Gjithashtu është shfuqizuar Kushtetuta me të cilën është udhëhequr Siria deri më tash, shkruan gazeta online Reporteri.net. Do të ketë një komitet të ri që do ta hartojë një Kushtetutë të re. Nuk është e qartë se sa kohë do të marrë kjo.

 

Parlamenti i Sirisë gjithashtu nuk ekziston më, do të ketë një trupë të vogël që do ta zëvendësojë atë dhe pritet që zgjedhjet e reja të marrin kohë deri në katër vjet.

 

Në mesin e grupeve që janë shpërbërë dhe nuk ekzistojmë më zyrtarisht janë edhe HTS-ja që udhëhiqej nga vetë Al Shaara.

 

Vizita e parë këtu ka qenë e emirit të Katarit me presidentin e ri, por edhe shtete të tjera duke përfshirë Turqinë, Jordaninë dhe Libanin i kanë premtuar Sirisë që do t’i japin përkrahje në përpjekjet për tu rindërtuar nga lufta. /reporteri.net

Më të lexuara

Stuhi e fuqishme në pjesët lindore të Shkupit

Një stuhi me erë të fortë, bubullima dhe reshje...

“Luftë” e madhe në Hasanbeg – berberat i rritën çmimet, reagojnë ashpër banorët

❌ Reagim ndaj Rritjes së Çmimeve nga Berberët në...

Stevço Jakimovski dënohet me tre vjet e gjysmë burg

Kryetari i Komunës së Karposhit, Stevço Jakimovski është dënuar...

Drejtori turk në Shkup denoncon kërcënime nga bashkëshorti i një punonjëse

Më 15.04.2025, në orën 12:00, në SPB Shkup është...

Shkupjani i ka dhënë 23.000 euro për ta punësuar nipin, pasi nuk e punësoi e denoncoi mashtruesin

Më 23.04.2025, në orën 19:30 në SPB Shkup, një...

Nga mesnata çmime të reja të derivateve të naftës

Nga sonte në mesnat do të ulen çmimet e...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads