
Festivali Ndërkombëtarë i Folklorit Burimorë që organizohet në Rashç me 2-4 gusht nga Sh.K.A “Duflla” ose ndryshe i njohur si Festa e Mërgimtarëve që organizohet për herë të tretë, këtë vit ka fituar edhe përkrahjen e Agjensionit për Emigracion të Republikë së Maqedonisë së Veriut. Kjo pas një takimi që përfaqësuesit e Sh.K.A “Duflla” patën me zv.drejtorin e Agjensionit z.Osman Shukriu në hapsirat e Agjensionit pë Emigracion.
Ky Festival i traditës dhe folklorit burimorë shqiptarë është eshte një event i cili e pasuron ofertën e kulturore për banorët e komunës së Sarajit por edhe për vizitorët nga Shkupi dhe më gjërë. Ata që më me kënaqësi e shijojnë këtë Festival janë mërgimtarët të cilët e vizitojnë gjithmonë e më shumë.
/dërveni.info

