E premte, 9 Maj, 2025
21.8 C
Skopje

Kuvendi i Kosovës ka miratuar ligjin për Forcën e Sigurisë së Kosovës

Kuvendi i Kosovës ka miratuar ligjin për Forcën e Sigurisë së Kosovës me 107 vota pro.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haxhi Shala sa i përket Projektligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës tha se komisioni ka miratuar raportin dhe ka vendosur që të t’ia dorëzojë Kuvendit 45 amandamete të cilat janë votuar nga deputetët e pranishëm në sallë.

Projektligji për FSK përcakton kompetencat, organizimin dhe funksionimin e FSK-së si forcë multietnike, profesionale në mbrojtje të integritetit territorial të interesave të qytetarëve të Kosovës.

Kuvendi i Kosovës më parë miratoi ligjin për Ministrinë e Mbrojtjes me 106 vota pro dhe një abstenim nga gjithsej 107 deputetë që ishin në sallë.

Në sallë janë të gjithë deputetët, përveç atyre të Listës Serbe, si dhe mysafirë të shumtë.

Më të lexuara

Të shtëna në Shtip, një person lufton për jetë

Sonte vonë ka pasur të shtëna me armë zjarri...

UEFA përgjigjet pas kërkesës së Barcelonës për hetimin e gjyqtarit Marciniak

UEFA ka reaguar pas deklaratës së yllit të Barcelonës,...

Skandal në Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale – Punonjës shqiptar alivanoset nga presioni psikologjik

Një situatë alarmante është raportuar në Ministrinë e Vetëqeverisjes...

Fero publikon këngën e re, i rrethuar me plot femra

Pas këngës “A pe sheh”, minuta më parë publikoi...

“Unë jam koordinator i 14 deputetëve”! Snopçe demanton Qokun për ndarjen e grupit të deputetëve

Unë jam koordinator i grupit të deputetëve të VLEN-it,...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads