Autoritet komunale në Saraj, po sanojnë dëmet nga shiu I rrëmbyeshëm dhe vërshimet

Disa vendbanime të Komunës së Sarajit, janë përfshirë nga vërshimet, ku si pasojë janë dëmtuar disa rrugë lokale, ndërsa një pjesë e tokës pjellore është vërshuar nga lumejt “Vardar” dhe “Treska” .

Autoritet komunale të Sarajit janë duke punuar në teren gjatë gjithë kohës për të pastruar disa rrugë që janë mbuluar nga uji, gjatë shirave të rrëmbyeshëm mbrëmë.
Për momentin rrugët janë debllokuar dhe të kalueshme, ku më emergjente ka qenë tek qarkorja në dalje të Sarajit, ku është bërë intervenimi në pastrim të tërësishëm.

Më e vështirë është situata në tokat pjellore, ku lumi “Vardar” ka dalë nga shtrati dhe thuajse e gjithë fushë-gropa, duke filluar nga Raçja deri në Kondovë për rreth lumit është nën ujë, dhe atje për momentin nuk mund të intervenohet në asnjë formë, pritet qetësimi I situatës që më pas të bëhet edhe intervenim./derveni.info

Më të lexuara

Android alarmon për tërmet 6.5 ballë, Maqedonia në zonën e rrezikut – ja çfarë ndodhi

Një paralajmërim automatik për tërmet me magnitudë fillestare prej...

LAJMI FUNDIT! Jakup Krasniqi niset nga Haga drejt Kosovës

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, është nisur...

Gjinekologu sulmohet në ordinancë, i thyhet rruaza e qafës

Gjinekologu Dejan Ognenoviq është sulmuar më 16 shtator në...

Apple zbulon çmimet: Iphone 18 Pro dhe Pro Max, shumë shtrenjtë

Apple është duke zhvilluar eventin “Suprizë dhe Shkëlqim”, ku...

Vritet 27-vjeçari nga Radusha në Berlin, dy autorë ende në arrati, ja detajet e para

Në orët e para të mëngjesit të së hënës,...

Tragjedi në Kondovë, 38-vjeçari humb jetën nga rryma elektrike gjatë punës në ndërtim

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sonte në Kondovë të...

Artikuj të ngjashëm