Shteti qe nëntë vjet po e kërkon personin që u dënua për “vjedhjen e 150 qebapëve”

Prej nëntë vitesh, me fletarrest qendror dhe ndërkombëtar, kërkohet Petre Karamanov nga Velesi, i dënuar për vjedhjen e qebapëve. Rasti, edhe sot e kësaj dite, mbetet simbol i drejtësisë selektive, me perceptimin se ndëshkohen vetëm qytetarët e zakonshëm, por jo edhe të fuqishmit.

 

Megjithatë, shprehja “në burg mbeti vetëm ai me qebapët”, e cila përdoret në folklorin politik në Maqedoni, nuk pasqyron të vërtetën. Kjo për shkak se Karamanovi, në fundjavën e parë të lirë që iu lejua në vitin e largët 2017, nuk u kthye më në burg.

 

“Personi për të cilin po pyesni është dënuar me gjashtë vjet e 11 muaj burg, sipas nenit 237, paragrafi 1 dhe nenit 236, paragrafi 1 të Kodit Penal. Për të është shpallur fletarrest qendror dhe ndërkombëtar për shkak të arratisjes nga Institucioni Ndëshkues-Përmirësues, Burgu i Idrizovës”, thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme për “Sloboden Peçat”.

Nga burgu i Idrizovës për “Sloboden Peçat” thonë se ai ishte arratisur në vitin 2017 dhe se i kishin mbetur edhe disa vite për ta vuajtur dënimin me burg.

 

Historia e personit të dënuar me tre vjet burg për vjedhjen e qebapëve daton nga viti 2015, kur ai, atëherë 31-vjeçar, kishte hyrë me forcë në një restorant pranë stacionit të autobusëve në Veles dhe kishte vjedhur 150 qebapë, 20 qofte, disa litra alkool, birra dhe produkte të thata të mishit, në vlerë të përgjithshme prej rreth 6.000 denarësh. Gjykata e Velesit, në vitin 2015, i kishte shqiptuar dënim me tre vjet burg për veprën penale “vjedhje e rëndë”.

Sipas informacioneve të fundit, Karamanovi po vuante dënimin në burgun e Idrizovës për grabitje dhe vjedhje të rëndë, për të cilat ishte dënuar me gjashtë vjet e një muaj burg. Kjo do të thotë se Karamanovi ishte dënuar edhe për vjedhje dhe grabitje të tjera, e jo vetëm për rastin e qebapëve.

 

 

Herën e fundit ai ishte futur në burg më 2 dhjetor 2014, ndërsa më 4 prill 2017 ishte liruar për të qëndruar në shtëpi dhe nuk ishte kthyer më. Sipas informacioneve nga burgu i Shutkës, Karamanovi kishte qenë në paraburgim për grabitje në vitet 2002 dhe 2014, ndërsa në vitin 2010 kishte qëndruar pesë muaj në burg për vjedhjen e një automjeti.

 

Edhe kur kishte grabitur restorantin pranë stacionit të autobusëve në Veles, prej nga kishte vjedhur qebapët, ai ndodhej duke vuajtur dënimin me burg për një vepër tjetër penale.

Sipas informacioneve jozyrtare nga Gjykata e Velesit, ndaj tij ishin shqiptuar masa edhe kur ishte i mitur.

Edhe pse ky rast në opinion u paraqit si padrejtësi ndaj një qytetari, megjithatë vendimi gjyqësor nuk kishte të bënte vetëm me 150 qebapët.

Më të lexuara

Nga mesnata çmime të reja të dizelit dhe benzinës

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) në Maqedoninë e Veriut...

Arrestohet 20 vjeçari në Gjilan, mblodhi gati 200 mijë euro duke mashtruar se vuan nga leukemia

Një rast i rëndë mashtrimi është zbuluar në Gjilan,...

Shpërthen SIDA në burgjet shqiptare

11 persona që vuajnë dënimin në burgjet shqiptare janë...

Pesë vjet nga tragjedia e “Besa Trans”: 45 jetë të humbura që nuk harrohen

Sot mbushen pesë vjet nga tragjedia në Bullgari, ku...

Liqeni i Treskës i kthehet komunës së Sarajit

Liqeni i Treskës po hap një kapitull të ri....

Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti takohen me Albin Kurtin: Diskutojnë zhvillimet politike dhe bashkëpunimin rajonal

Bashkëkryetarët e VLEN-it, Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti, kanë...

Alarm: Çdo foshnjë e dhjetë lind para kohe, mjekët në Shkup shpëtojnë bebe vetëm 500 gramë!

Të brishta, vetëm 500 gramë, por me një betejë...

Artikuj të ngjashëm