Mickoski: Zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të mbahen në prill të vitit 2028

Zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të mbahen në prill të vitit 2028, ndërsa mandati im si kryeministër përfundon pas pak më shumë se një viti. Qëllimi i fushatës së VMRO-DPMNE-së është të dëgjojmë nga qytetarët se çfarë mungon dhe të përmirësohemi, deklaroi sot kryeministri Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve nëse fushata e paralajmëruar e partisë së tij është përgatitje për zgjedhje të parakohshme.

 

 

“Nuk mund ta komentoj opozitën në çdo deklaratë, qëndrimet e tyre ua lë atyre. Por është mirë që si parti politike të dalim para qytetarëve dhe të dëgjojmë se çfarë mungon, në mënyrë që gjatë kësaj periudhe të përmirësojmë politikat tona dhe një pjesë të propozimeve t’i përfshijmë në programin për zgjedhjet e ardhshme, të cilat do të mbahen në prill të vitit 2028”, tha Mickoski.

 

Ai theksoi se në fund të dhjetorit 2027 pritet të zgjidhet qeveria teknike, ndërsa mandati i tij si kryeministër zgjat edhe pak më shumë se një vit e një muaj.

 

“Është logjike që edhe unë si kryeministër, edhe Qeveria, duam të dëgjojmë se ku jemi më pak të suksesshëm, në mënyrë që të jemi më të suksesshëm në këtë periudhë, nëse është e mundur, ose në mandatin e ardhshëm. Ky është qëllimi i këtij aktiviteti në terren, përmes takimeve të drejtpërdrejta me qytetarët”, deklaroi Mickoski.

 

Ai vlerësoi se Qeveria e tij është llogaridhënëse dhe transparente, duke shtuar se gjatë dy deri në dy vjet e gjysmë të fundit, ai dhe anëtarët e kabinetit kanë qenë vazhdimisht të pranishëm në opinion përmes deklaratave dhe pjesëmarrjes në ngjarje publike.

 

VMRO-DPMNE dje njoftoi se do të nisë aktivitete në terren, me vizita në të gjitha vendbanimet për t’u takuar me qytetarët.

 

“Deri në fund të vitit, kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, dhe anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të partisë do të nisin vizita intensive në komitetet komunale. VMRO-DPMNE vlerëson se vetëm përmes takimeve të drejtpërdrejta mund të dëgjohet situata reale, pasi ka çështje që nuk mund të kuptohen nga raportet, statistikat dhe takimet me dyer të mbyllura”, thuhet në njoftimin e partisë.

 

Sipas partisë, në këto takime do të diskutohet për punët e realizuara dhe respektimin e afateve, me qëllim përmirësimin e funksionimit të institucioneve dhe rritjen e kënaqësisë së qytetarëve.

Më të lexuara

Nga mesnata çmime të reja të dizelit dhe benzinës

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) në Maqedoninë e Veriut...

Arrestohet 20 vjeçari në Gjilan, mblodhi gati 200 mijë euro duke mashtruar se vuan nga leukemia

Një rast i rëndë mashtrimi është zbuluar në Gjilan,...

Pesë vjet nga tragjedia e “Besa Trans”: 45 jetë të humbura që nuk harrohen

Sot mbushen pesë vjet nga tragjedia në Bullgari, ku...

Alarm: Çdo foshnjë e dhjetë lind para kohe, mjekët në Shkup shpëtojnë bebe vetëm 500 gramë!

Të brishta, vetëm 500 gramë, por me një betejë...

Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti takohen me Albin Kurtin: Diskutojnë zhvillimet politike dhe bashkëpunimin rajonal

Bashkëkryetarët e VLEN-it, Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti, kanë...

Rama dhe Mickoski nesër hapin pikën e përbashkët kufitare në Qafë Thanë

Kryeministrat Hristijan Mickoski dhe Edi Rama, do të marrin...

Abdullah Ismaili zgjidhet kryetar i PDSH-së në Saraj

Abdullah Ismaili është zgjedhur kryetar i degës së Partisë...

Artikuj të ngjashëm