Begaj vizitë zyrtare në Shkup, takim me liderët e partive parlamentare shqiptare

Shkup, 12 shkurt – Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, pritet të zhvillojë një vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut në ditët në vijim, në kuadër të së cilës janë paraparë takime institucionale në nivel të lartë dhe aktivitete me karakter diplomatik, shkruan gazeta KOHA.

 

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Shkup ka bërë të ditur se, në emër të Presidentit Begaj, është përcjellë kërkesa për organizimin e një takimi në ambientet e Parlamentit me kryetarët e partive parlamentare shqiptare.

 

Sipas njoftimit, bëhet fjalë për një veprim tërësisht institucional, në përputhje me protokollin diplomatik dhe praktikën e zakonshme të organizimit të takimeve gjatë vizitave të nivelit të lartë shtetëror.

 

Nga Ambasada theksojnë se çdo interpretim që i atribuon këtij procesi motive apo qëllime të tjera përtej atyre zyrtare është i pabazë, duke nënvizuar përkushtimin ndaj korrektësisë institucionale, transparencës dhe respektit për të gjitha palët politike dhe institucionale në vend.

 

Sqarimi i Ambasadës Shqiptare vjen pasi mbrëmë, kryetari i BESËS, Bilall Kasami në emisionin Click Plus tha se “ambasadori Meidani ka tentuar ta takojë me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti”.

 

Ndryshe, vizita e presidentit shqiptar Begaj pritet të zhvillohet në një periudhë të ndjeshme politike, me debate të theksuara rreth çështjeve që lidhen me të drejtat e shqiptarëve, bashkëpunimin rajonal dhe proceset integruese evropiane. (koha.mk)

Më të lexuara

Tragjedi në Kondovë, 38-vjeçari humb jetën nga rryma elektrike gjatë punës në ndërtim

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sonte në Kondovë të...

Android alarmon për tërmet 6.5 ballë, Maqedonia në zonën e rrezikut – ja çfarë ndodhi

Një paralajmërim automatik për tërmet me magnitudë fillestare prej...

LAJMI FUNDIT! Jakup Krasniqi niset nga Haga drejt Kosovës

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, është nisur...

Pritet vala e shkarkimeve të drejtorëve?!

Vala e ndryshimeve pas rikonstruimit qeveritar dhe plotësimit të...

Vritet 27-vjeçari nga Radusha në Berlin, dy autorë ende në arrati, ja detajet e para

Në orët e para të mëngjesit të së hënës,...

Nafta dhe benzina në pritje të çmimeve të reja

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) sot, më 13 tetor,...

Artikuj të ngjashëm