Kidnaptohet në Beograd këngëtari maqedonas, autorët kërkojnë 20 mijë euro për lirimin e tij

Këngëtari i njohur maqedonas Daniel Kajmakoski (43) është rrëmbyer mbrëmjen e kaluar në Beograd, bën të ditur media serbe “Kurir”. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të zonës së njohur “Beton Hala”, ku autorë ende të paidentifikuar e kanë marrë me forcë këngëtarin.

​Sipas detajeve të para, autorët e kanë lidhur Kajmakoskin dhe e kanë transportuar me makinën e tij, duke i kërkuar një shumë prej 20,000 eurosh për lirimin e tij.

​Detajet e operacionit dhe arratisja

​Burime për “Kurir” bëjnë me dije se dyshohet që autorët të jenë shtetas të huaj, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që të jenë emigrantë.

 

​”Ata e dërguan personin e rrëmbyer drejt Rumës. Kur policia rrugore tentoi t’i ndalonte, ata u përplasën me trotuarin, braktisën automjetin dhe u arratisën në këmbë,” – deklaron burimi i cituar.

​Kush është Daniel Kajmakoski?

​Daniel Kajmakoski lindi në Strugë në vitin 1983. Në moshën gjashtëvjeçare, ai u shpërngul me prindërit e tij në Vjenë, ku edhe u rrit.

 

​Ai fitoi famë të madhe pas fitores në sezonin e parë të spektaklit të talenteve “X Factor Adria”. Në vitin 2015, ai përfaqësoi Maqedoninë e Veriut në Festivalin Evropian të Këngës (Eurovision) në Vjenë me këngën “Lisja esenski” (Gjethet e vjeshtës), ndonëse nuk arriti të kualifikohej në natën finale.

Më të lexuara

Të shtëna me armë në Haraçinë, dyshohet se i plagosuri është këngëtari Aziz Murati

Një 48-vjeçar nga Shkupi ka mbetur i plagosur me...

Tragjedi në Kondovë, 38-vjeçari humb jetën nga rryma elektrike gjatë punës në ndërtim

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sonte në Kondovë të...

Android alarmon për tërmet 6.5 ballë, Maqedonia në zonën e rrezikut – ja çfarë ndodhi

Një paralajmërim automatik për tërmet me magnitudë fillestare prej...

LAJMI FUNDIT! Jakup Krasniqi niset nga Haga drejt Kosovës

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, është nisur...

Pritet vala e shkarkimeve të drejtorëve?!

Vala e ndryshimeve pas rikonstruimit qeveritar dhe plotësimit të...

Vritet 27-vjeçari nga Radusha në Berlin, dy autorë ende në arrati, ja detajet e para

Në orët e para të mëngjesit të së hënës,...

Artikuj të ngjashëm