Kompletohet dokumentacioni dhe fillon puna në murin e Gllumovës

Sot edhe zyrtarisht kanë filluar punimet pë ndërtimin e murit mbrojtës në rrugën e vendbanimit Gllumovë.

I njejti projekt është premtuar nga kryetari i atëhershëm i Sarajit në garën e vitit 2021.

Punimet për murin mbrojtës jan bllokuar për mungesë dokumentacioni. Udhëheqesia e kaluar disa dit para zgjedhjeve të 2025 e ka nisur punën pa dokumentacion të kompletuar (mungesë e mbikqyrësit të punimeve).

Lajmin për fillimin e punimeve e dha kryetari i komunës Muhamet Elmazi.

“Sot, me shumë kënaqësi njoftojmë se kanë filluar punimet për ndërtimin e murit mbajtës prej betoni të armuar në rrugën e fshatit Glumovë, në Komunën e Sarajit.

Ky projekt është investim i Qeverisë dhe me këtë projekt synohet rritja e sigurisë në komunikacion, stabilizimi i terrenit dhe krijimi i kushteve më të mira për banorët e kësaj zone.

Komuna e Sarajit vazhdon të jetë partnere e përkushtuar në realizimin e projekteve që rrisin cilësinë e jetës dhe sigurinë e qytetarëve”, thuhet në njoftim./derveni.mk

Më të lexuara

Të shtëna me armë në Haraçinë, dyshohet se i plagosuri është këngëtari Aziz Murati

Një 48-vjeçar nga Shkupi ka mbetur i plagosur me...

Tragjedi në Kondovë, 38-vjeçari humb jetën nga rryma elektrike gjatë punës në ndërtim

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sonte në Kondovë të...

Android alarmon për tërmet 6.5 ballë, Maqedonia në zonën e rrezikut – ja çfarë ndodhi

Një paralajmërim automatik për tërmet me magnitudë fillestare prej...

LAJMI FUNDIT! Jakup Krasniqi niset nga Haga drejt Kosovës

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, është nisur...

Pritet vala e shkarkimeve të drejtorëve?!

Vala e ndryshimeve pas rikonstruimit qeveritar dhe plotësimit të...

Vritet 27-vjeçari nga Radusha në Berlin, dy autorë ende në arrati, ja detajet e para

Në orët e para të mëngjesit të së hënës,...

Artikuj të ngjashëm