Festim Halili merr pjesë në Lutjet e Mëngjesit në Uashington, takon kongresmenin që strehoi refugjatët e luftës

Profesori i Universitetit të Tetovës, Festim Halili, po qëndron në Uashington, ku ka zhvilluar një takim domethënës në United States Capitol me kongresmenin amerikan Juan Vargas, përfaqësues i Kalifornisë dhe mik i njohur i rajonit tonë.

Gjatë bisedës, kongresmeni Vargas ndau një fakt prekës nga e kaluara e tij, duke treguar se gjatë luftës në Kosovë kishte strehuar për dy vite në shtëpinë e tij një familje refugjate nga Kosova – një gjest human që dëshmon lidhjet e forta mes SHBA-së dhe popullit shqiptar.

 

Go+ Energy Drink

Fibau

Halili u shpreh mirënjohës për mikpritjen dhe theksoi se bashkëpunimi me miqtë amerikanë do të vazhdojë në forma të ndryshme. Ai bëri të ditur se në kuadër të kësaj vizite janë planifikuar edhe takime me institucione të arsimit të lartë, institucione qeveritare, si dhe pjesëmarrje në konferencën vjetore për siguri që mbahet në Kongres.

 

Po ashtu, profesori nga UT do të marrë pjesë edhe në Lutjet Nacionale të Mëngjesit, event tradicional ku pritet të jetë i pranishëm edhe presidenti amerikan Donald Trump.

Më të lexuara

Të shtëna me armë në Haraçinë, dyshohet se i plagosuri është këngëtari Aziz Murati

Një 48-vjeçar nga Shkupi ka mbetur i plagosur me...

Tragjedi në Kondovë, 38-vjeçari humb jetën nga rryma elektrike gjatë punës në ndërtim

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sonte në Kondovë të...

Android alarmon për tërmet 6.5 ballë, Maqedonia në zonën e rrezikut – ja çfarë ndodhi

Një paralajmërim automatik për tërmet me magnitudë fillestare prej...

LAJMI FUNDIT! Jakup Krasniqi niset nga Haga drejt Kosovës

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, është nisur...

Pritet vala e shkarkimeve të drejtorëve?!

Vala e ndryshimeve pas rikonstruimit qeveritar dhe plotësimit të...

Vritet 27-vjeçari nga Radusha në Berlin, dy autorë ende në arrati, ja detajet e para

Në orët e para të mëngjesit të së hënës,...

Artikuj të ngjashëm