Hapet pikë e re pagesash në Komunën Gjorçe Petrov
Ndërmarrja publike Ujësjellësi dhe Kanalizimi – Shkup, me qëllim që të mundësojë qasje më të madhe në shërbimet për përdoruesit e saj, ka hapur një pikë të re pagesash në Komunën Gjorçe Petrov. Me këtë rast, drejtori i ndërmarrjes, Ivan Mitrovski, bëri një vizitë për të parë funksionimin dhe gatishmërinë e pikës së sapohapur.
Me hapjen e kësaj pike pagesash, përdoruesve u mundësohet pagesa e faturave mujore, kontrolli i gjendjes së borxhit për ujin e konsumuar si dhe raportimi i gjendjes së matësve të ujit.
Pika e pagesave ndodhet në objektin ekzistues të NP Ujësjellësi dhe Kanalizimi – Shkup, në rrugën Gjorçe Petrov, pranë marketit Tinex, dhe do të punojë çdo ditë pune nga ora 07:30 deri në 15:00.
Njëkohësisht, ju informojmë se pika e pagesave në Saraj është mbyllur.
NP Ujësjellësi dhe Kanalizimi – Shkup vazhdon me përkushtim të ofrojë shërbime të qasshme dhe cilësore, gjithmonë në interes të qytetarëve.

