Arben Fetai emërohet në krye të Këshillit Nacional për Hetime Financiare dhe Konfiskim të Pasurisë

Koordinatori Nacional për Komunikim dhe Media në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Latif Arifi, ka njoftuar se zv kryeministri Arben Fetai është emëruar në krye të Këshillit Nacional për Hetime Financiare dhe Konfiskim të Pasurisë, duke e cilësuar këtë vendim si një moment kyç në forcimin e luftës kundër korrupsionit.

 

Sipas Arifit, emërimi i Fetait, si shqiptari i parë në këtë pozitë, shënon një kthesë të rëndësishme institucionale, pasi vendos në qendër hetimin financiar dhe konfiskimin e pasurisë së përfituar në mënyrë të paligjshme.

 

Ai ka theksuar se ky është një mesazh i qartë se shteti po synon rrënjët e korrupsionit, duke goditur drejtpërdrejt pasurinë dhe interesat e të paprekshmëve.

 

“Në një sistem ku korrupsioni është mbrojtur me heshtje dhe pushteti është përdorur si mburojë për të paprekshmit, sot po tentohet një çarje e rrezikshme për ata që janë mësuar të mos japin llogari.

Mbledhja konstituive e Këshillit Nacional për Hetime Financiare dhe Konfiskim të Pasurisë nuk është ceremonial, por paralajmërim se goditja po shkon te pasuria dhe rrënjët e korrupsionit. Arben Fetai , shqiptari i parë në krye, po vendos një vijë ndarëse mes kompromisit dhe integritetit, mes fasadës dhe transparencës. IA VLEN”, ka shkruar Latifi./

Më të lexuara

Të shtëna me armë në Haraçinë, dyshohet se i plagosuri është këngëtari Aziz Murati

Një 48-vjeçar nga Shkupi ka mbetur i plagosur me...

Tragjedi në Kondovë, 38-vjeçari humb jetën nga rryma elektrike gjatë punës në ndërtim

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sonte në Kondovë të...

Android alarmon për tërmet 6.5 ballë, Maqedonia në zonën e rrezikut – ja çfarë ndodhi

Një paralajmërim automatik për tërmet me magnitudë fillestare prej...

LAJMI FUNDIT! Jakup Krasniqi niset nga Haga drejt Kosovës

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, është nisur...

Pritet vala e shkarkimeve të drejtorëve?!

Vala e ndryshimeve pas rikonstruimit qeveritar dhe plotësimit të...

Vritet 27-vjeçari nga Radusha në Berlin, dy autorë ende në arrati, ja detajet e para

Në orët e para të mëngjesit të së hënës,...

Artikuj të ngjashëm