Maqedonia e Veriut, vendi i parë nga Ballkani që përfundon raportin pas monitoringut, Qoku nga Asambleja Parlamentare: Është ditë historike

Koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it, Bekim Qoku, ka njoftuar se sot në Këshillin e Evropës është vulosur një kapitull i rëndësishëm për Maqedoninë e Veriut, me përfundimin zyrtar të dialogut të pas-monitoringut.

Sipas Qokut, ky zhvillim konfirmon se Maqedonia e Veriut është pjesë e pandashme e Evropës demokratike dhe se përkushtimi ndaj reformave po jep rezultate konkrete. Ai theksoi se vendi ynë është i pari nga gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor që e përmbyll këtë proces, duke e cilësuar përparimin si një inkurajim për gjithë rajonin.

“Stabiliteti dhe demokracia në Evropë varen nga avancimi i vazhdueshëm i gjithë Ballkanit Perëndimor”, ka theksuar Qoku, duke shtuar se ky sukses nuk duhet parë si përjashtim, por si shembull pozitiv.

Qoku bëri të ditur se ka pasur nderin t’i drejtohet Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ku ka falënderuar raportuesit Sibel Arslan dhe Joseph O’Reilly për raportin e tyre të hollësishëm, të balancuar dhe konstruktiv.

Në delegacionin e Maqedonisë së Veriut, që mori pjesë në shënimin e këtij momenti të rëndësishëm, ishin edhe Ivanka Vasilevska, Bisera Kostadinovska-Stojçevska dhe ambasadorja e Maqedonisë së Veriut pranë Këshillit të Evropës, Svetlana Geleva.

Më të lexuara

Android alarmon për tërmet 6.5 ballë, Maqedonia në zonën e rrezikut – ja çfarë ndodhi

Një paralajmërim automatik për tërmet me magnitudë fillestare prej...

Apple zbulon çmimet: Iphone 18 Pro dhe Pro Max, shumë shtrenjtë

Apple është duke zhvilluar eventin “Suprizë dhe Shkëlqim”, ku...

LAJMI FUNDIT! Jakup Krasniqi niset nga Haga drejt Kosovës

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, është nisur...

Gjinekologu sulmohet në ordinancë, i thyhet rruaza e qafës

Gjinekologu Dejan Ognenoviq është sulmuar më 16 shtator në...

Vritet 27-vjeçari nga Radusha në Berlin, dy autorë ende në arrati, ja detajet e para

Në orët e para të mëngjesit të së hënës,...

Rapsodit Murat Lamallarit, djemt i dhurojnë veturë luksoze për ditëlindje

Rapsodit Murat Lamallarit, djemt i dhurojnë veturë luksoze për...

Liridona Vejseli i reagon Blerim Bexhetit: Kur ishte ministër, katër shqiptarë u dënuan për një grafit

Gazetarja Liridona Vejseli ka reaguar ndaj deklaratave të ish-ministrit...

Artikuj të ngjashëm