“Palestinë-Izrael dy shtete të barabarta”, Maqedonia voton në anën e Izraelit!

Me 142 vota “për”, 10 “kundër” dhe 12 “të përmbajtur”, OKB ka miratuar sot Rezolutën e ashtuquajtur “Zgjidhje me dy shtete” Palestinë-Izrael, ndërsa Rezoluta ishte inicuar nga Franca dhe Arabia Saudite, shkruan gazeta KOHA.

 

Maqedonia e Veriut, ndryshe nga Serbia, Bullgaria, Kroacia dhe vende tjera europiane, votoi e “përmbajtur”, duke u shprehur kështu kundër Palestinës si shtet i barabartë me Izraelin.

 

Me këtë rast, sot Maqedonia u radhit në listën e shteteve si Etiopia, Republika e Kongos, Giatemala, ishujt Fixhi, Ekuadori…

Menjëherë pasi u miratua Rezoluta, presidenti i Francës, Emanuel Makron falënderoi shtetet që votuan “për” zgjedhjen me dy shtete, ndërsa tha se është përgjegjësi e të gjithëve ne që ta bëjmë të ndodhë paqja në Lindje me dy shtete – Palestinë dhe Izrael, raporton KOHA.

“Sot, nën udhëheqjen e Francës dhe Arabisë Saudite, 142 vende kanë miratuar Deklaratën e Nju Jorkut për zbatimin e Zgjidhjes me Dy Shtete. Së bashku, po shënojmë një rrugë të pakthyeshme drejt paqes në Lindjen e Mesme. Franca, Arabia Saudite dhe të gjithë partnerët e tyre do të jenë në Nju Jork për ta bërë këtë plan paqeje realitet në Konferencën për Zgjidhjen me Dy Shtete”.

Një e ardhme tjetër është e mundur, ka vijuar më tej Makroni.

“Dy popuj, dy shtete: Izraeli dhe Palestina, që jetojnë krah për krah në paqe dhe siguri. Është përgjegjësi e të gjithëve ne që ta bëjmë të ndodhë!”. (koha.mk)

Më të lexuara

Nga mesnata çmime të reja të dizelit dhe benzinës

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) në Maqedoninë e Veriut...

Arrestohet 20 vjeçari në Gjilan, mblodhi gati 200 mijë euro duke mashtruar se vuan nga leukemia

Një rast i rëndë mashtrimi është zbuluar në Gjilan,...

Pesë vjet nga tragjedia e “Besa Trans”: 45 jetë të humbura që nuk harrohen

Sot mbushen pesë vjet nga tragjedia në Bullgari, ku...

Alarm: Çdo foshnjë e dhjetë lind para kohe, mjekët në Shkup shpëtojnë bebe vetëm 500 gramë!

Të brishta, vetëm 500 gramë, por me një betejë...

Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti takohen me Albin Kurtin: Diskutojnë zhvillimet politike dhe bashkëpunimin rajonal

Bashkëkryetarët e VLEN-it, Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti, kanë...

Mickoski: Zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të mbahen në prill të vitit 2028

Zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të mbahen në prill...

Dita e Alfabetit Shqip, 118 vjet nga Kongresi i Manastirit

22 Nëntori shënon Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe,...

Artikuj të ngjashëm