Dy vjet burg për Sulejman Lamallarin për sulmin ndaj Arsovskës

Shkup, 2 shtator – Gjykata Themelore Penale në Shkup sot shpalli aktgjykim me të cilin Sulejman Lamallari dënohet me dy vjet burg për “dhunë të rëndë” ndaj kryetares së Shkupit, Danela Arsovska. Siç konfirmuan nga gjykata, në dënimin e shqiptuar do të llogaritet edhe koha që i pandehuri e ka kaluar në paraburgim.

 

Rasti ka të bëjë me incidentin e 11 korrikut 2025, kur Arsovska ishte në terren me persona zyrtarë të autorizuar pas një kallëzimi për ndërtim pa leje. Sipas aktakuzës, Lamallari kishte mbërritur me trotinet elektrik dhe kishte sulmuar fizikisht e verbalish kryetaren, duke i shkaktuar lëndime trupore dhe duke i bërë kërcënime serioze.

 

Gjatë procesit gjyqësor, i pandehuri pohoi se nuk ishte sulmuesi, por viktimë e ngjarjes, dhe se ishte sulmuar nga Arsovska. Ai deklaroi se vetëm ishte përpjekur t’ia largonte telefonin për të penguar incizimin e paautorizuar dhe se ishte goditur me shkelm nga e dëmtuara.

 

Në dëshminë e saj, kryetarja e Shkupit, Danella Arsovska, e përshkroi ngjarjen si “agresive dhe të rrezikshme”, ku ajo ishte ndjerë “e kërcënuar, e pasigurt dhe e frikësuar”. Sipas saj, sulmi kishte zgjatur mbi 40 minuta dhe ndërhyrja e policisë kishte qenë e domosdoshme. Seancën gjyqësore e udhëhoqi gjyqtarja Biljana Kocevska, ndërsa përfaqësues i akuzës ishte prokurori Aleksandar Davçevski.

Më të lexuara

Nga mesnata çmime të reja të dizelit dhe benzinës

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) në Maqedoninë e Veriut...

Arrestohet 20 vjeçari në Gjilan, mblodhi gati 200 mijë euro duke mashtruar se vuan nga leukemia

Një rast i rëndë mashtrimi është zbuluar në Gjilan,...

Pesë vjet nga tragjedia e “Besa Trans”: 45 jetë të humbura që nuk harrohen

Sot mbushen pesë vjet nga tragjedia në Bullgari, ku...

Alarm: Çdo foshnjë e dhjetë lind para kohe, mjekët në Shkup shpëtojnë bebe vetëm 500 gramë!

Të brishta, vetëm 500 gramë, por me një betejë...

Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti takohen me Albin Kurtin: Diskutojnë zhvillimet politike dhe bashkëpunimin rajonal

Bashkëkryetarët e VLEN-it, Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti, kanë...

Mickoski: Zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të mbahen në prill të vitit 2028

Zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të mbahen në prill...

Dita e Alfabetit Shqip, 118 vjet nga Kongresi i Manastirit

22 Nëntori shënon Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe,...

Artikuj të ngjashëm