Ndërroi jetë një shtetas i Ukrainës, u godit nga vetura pranë pikës kufitare “Bllacë”

Një shtetas i Ukrainës ka ndërruar jetë pasi është goditur nga një veturë me targa gjermane, që po drejtohej nga një shtetas i Kosovës, përcjell TV21. Ngjarja ka ndodhur në rrugën Shkup-Bllacë, respektivisht pranë pikës kufitare mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.

 

“Më 22.08.2025 rreth orës 18:00, në SPB-Shkup u raportua se në rrugën magistrale Shkup– pika kufitare Bllacë e Poshtme, rreth 200 metra nga dogana, një automjet “Volkswagen Golf” me targa gjermane, i drejtuar nga B.S. (22) nga Kosova, me vendbanim në Republikën Federale të Gjermanisë, ka goditur këmbësorin K.M. (53) nga Ukraina. Në aksident, këmbësori pësoi lëndime të rënda trupore dhe u transportua me mjet të Emergjencës nga Kosova në spitalin më të afërt atje, ku rreth orës 20:20 i ndërroi jetë si pasojë e plagëve. Mjeku konstatoi vdekjen, dhe me urdhër të prokurorit, trupi i të ndjerit iu nënshtrua obduksionit. B.S. pësoi lëndime trupore, të cilat u konstatuan në një spital privat në Shkup. Është kryer hetimi nga prokurori publik dhe ekipi hetues i SPb-Shkup, dhe po punohet për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.

Më të lexuara

Nga mesnata çmime të reja të dizelit dhe benzinës

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) në Maqedoninë e Veriut...

Arrestohet 20 vjeçari në Gjilan, mblodhi gati 200 mijë euro duke mashtruar se vuan nga leukemia

Një rast i rëndë mashtrimi është zbuluar në Gjilan,...

Alarm: Çdo foshnjë e dhjetë lind para kohe, mjekët në Shkup shpëtojnë bebe vetëm 500 gramë!

Të brishta, vetëm 500 gramë, por me një betejë...

Parashikimi i motit

Në vend do të fryjë një erë e lehtë...

Dorëhiqet një nga drejtorët e qeverisjes aktuale, ja kush vjen në vend të tij? (FOTO)

Ndryshim në drejtimin e Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari....

Muhamed Zeqiri i dyshuar për keqpërdorime në Qeveri, kërkohet paraburgim

Hetimin të cilin e ka filluar Prokuroria Publike Themelore...

Mjeku i njohur tetovar, Skender Saidi krah Bilall Kasamit

Shkup, 9 tetor – Në debatin e sotëm të organizuar për...

Artikuj të ngjashëm