Më 07.08.2025, zyrtarët policorë nga EVR Gazi Babë pranë SPB Shkup arrestuan G.K. (39) dhe R.M. (41), të dy nga Shkupi, pasi më 03.08.2025, në territorin e Gazi Babës, me përdorim force i morën një zinxhir të artë qytetarit D.L.
Pas ndërmarrjes së masave nga ana e policisë, G.K. dhe R.M. u privuan nga liria, u realizua njohja e tyre nga ana e viktimës dhe ndaj tyre, në koordinim me Prokurorinë Themelore Publike Shkup, është dorëzuar kallëzim penal me procedurë të përshpejtuar për veprat penale “vjedhje e rëndë në mënyrë të paskrupullt” dhe “dhunë”. Të dy do të dalin para gjyqtarit kompetent.

