VLEN: Panel diskutimi për drejtësi dhe dije, Medreseja “Isa Beu” sot një histori suksesi!

Sot, në ambientet e Medresesë “Isa Beu” në Shkup, u zhvillua një panel diskutimi solemn dhe emocionalisht i fuqishëm, i cili përjetësisht do të mbetet në kujtesën e arsimdashësve dhe të gjithë atyre që besojnë në drejtësinë institucionale dhe barazinë fetare e kombëtare në vend.

Ky panel u mbajt në nder të miratimit historik nga Qeveria dhe Parlamentit të Ligjit për Medresenë, i cili pas 35 vitesh padrejtësi, më në fund i njeh Medresesë “Isa Beu” statusin e saj të merituar në sistemin shtetëror arsimor. Ky vendim rikthen dinjitetin e mohuar për dekada nxënësve dhe mësimdhënësve të këtij institucioni të ndritur.

“Ky eshtë një akt i vonuar drejtesie qe e meritonte Medreseja ‘Isa Beu’ dhe nxënësit e saj. Ne e bëmë këtë jo për lavdi politike, por për të vendosur drejtësinë në vend dhe për t’i dhënë respektin që i takon arsimit islam në këtë vend”, deklaroi zëvendëskryeministri i parë dhe njëri nga liderët e VLEN, Izet Mexhiti, duke shtuar se kjo është një ditë e madhe për çdo njeri që beson në barazi dhe dinjitet.

Në fjalimin e tij, njëri nga liderët e VLEN dhe njëri nga nismëtarët e këtij procesi, Zeqirja Ibrahimi: “Me këtë ligj, ne mbrojmë një histori të lavdishme, të mbushur me sakrifica, si ajo e heroit të dijes dhe arsimit, Azem Morana. Kjo është një fitore për gjithë komunitetin, për gjithë ne që e kemi pasur të shenjtë misionin e dijes”, tha ai.

Në këtë ngjarje të rëndësishme morën pjesë edhe figura të larta të Bashkësisë Fetare Islame, mes tyre edhe Reis ul-Ulema Haxhi Shaqir efendi Fetahu, i cili e quajti këtë vendim një “moment historik për Medresenë Isa Beu, që për dekada të tëra ka mbajtur të gjallë traditën e dijes dhe fesë në trojet tona”.
VLEN me krenari qëndron pas kësaj arritjeje dhe rikonfirmon përkushtimin e saj për të ndrequr çdo padrejtësi që i është bërë arsimit shqip, identitetit dhe besimit tonë.

Tani, Medreseja “Isa Beu” nuk është më një institucion i përjashtuar. Ajo është pjesë e sistemit shtetëror, e barabartë, me dinjitetin që e meriton. Dhe kjo është fitorja e vërtetë e drejtësisë.

Më të lexuara

Nga mesnata çmime të reja të dizelit dhe benzinës

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) në Maqedoninë e Veriut...

Arrestohet 20 vjeçari në Gjilan, mblodhi gati 200 mijë euro duke mashtruar se vuan nga leukemia

Një rast i rëndë mashtrimi është zbuluar në Gjilan,...

Pesë vjet nga tragjedia e “Besa Trans”: 45 jetë të humbura që nuk harrohen

Sot mbushen pesë vjet nga tragjedia në Bullgari, ku...

Mickoski: Zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të mbahen në prill të vitit 2028

Zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të mbahen në prill...

Alarm: Çdo foshnjë e dhjetë lind para kohe, mjekët në Shkup shpëtojnë bebe vetëm 500 gramë!

Të brishta, vetëm 500 gramë, por me një betejë...

Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti takohen me Albin Kurtin: Diskutojnë zhvillimet politike dhe bashkëpunimin rajonal

Bashkëkryetarët e VLEN-it, Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti, kanë...

Dita e Alfabetit Shqip, 118 vjet nga Kongresi i Manastirit

22 Nëntori shënon Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe,...

Artikuj të ngjashëm