Një i arrestuar për brohoritjet antishqiptare, Mexhiti: Gjuha e urrejtjes nuk do të tolerohet

Pas thirrjeve fashiste dhe anti-shqiptare që u dëgjuan ditë më parë në Kumanovë, gjatë ndeshjes së basketbollit mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë, sot vjen një zhvillim pozitiv: është arrestuar një nga tifozët përgjegjës për këto thirrje të papranueshme. Kështu shkruan zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, ndërsa përgëzon institucionet për reagimin e shpejtë dhe punën efektive në këtë rast.

 

“Mesazhi është i qartë: gjuha e urrejtjes nuk do të tolerohet. Me këtë lajm të mirë, sot i urojmë suksese Shkëndijës në ndeshjen kundër Qarabagut! E gjithë vëmendja jonë është te krenaria e futbollit, Shkëndija. Uroj me zemër që të dilni me kokën lart nga kjo përballje dhe të vazhdoni të na përfaqësoni denjësisht në arenën ndërkombëtare”, shkruan Mexhiti.

 

Ai ka ftuaf tifozët që bashkërisht ta mbështesim Shkëndijën me zemër, gjithmonë me kulturë sportive dhe dinjitet kombëtar. “Sonte, ta tregojmë atdhedashurinë me sjellje shembullore, jo me gjuhë urrejtjeje ndaj askujt”.

Më të lexuara

Nga mesnata çmime të reja të dizelit dhe benzinës

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) në Maqedoninë e Veriut...

Arrestohet 20 vjeçari në Gjilan, mblodhi gati 200 mijë euro duke mashtruar se vuan nga leukemia

Një rast i rëndë mashtrimi është zbuluar në Gjilan,...

Pesë vjet nga tragjedia e “Besa Trans”: 45 jetë të humbura që nuk harrohen

Sot mbushen pesë vjet nga tragjedia në Bullgari, ku...

Alarm: Çdo foshnjë e dhjetë lind para kohe, mjekët në Shkup shpëtojnë bebe vetëm 500 gramë!

Të brishta, vetëm 500 gramë, por me një betejë...

Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti takohen me Albin Kurtin: Diskutojnë zhvillimet politike dhe bashkëpunimin rajonal

Bashkëkryetarët e VLEN-it, Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti, kanë...

Mickoski: Zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të mbahen në prill të vitit 2028

Zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të mbahen në prill...

Dita e Alfabetit Shqip, 118 vjet nga Kongresi i Manastirit

22 Nëntori shënon Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe,...

Artikuj të ngjashëm