Bujar Osmani: Thirrjet “vdekje për shqiptarët” është SKANDAL

“Thirrjet për “vdekje për shqiptarët”, për “dhoma gazi” dhe për “Maqedoni të pastër”, para një delegacioni të gjerë qeveritar të kryesuar nga Kryeministri, përbëjnë skandal më vete për të cilin duhet të reagojnë të gjithë.

Mungesa e reagimit nga vetë Kryeministri dhe nga Qeveria, dërgon një mesazh edhe më shqetësues për normalizimin e këtyre trendeve.

Mickoski e humbi mundësinë të tregojë se është Kryeministër i të gjithë qytetarëve, dhe se të paktën simbolikisht është i shqetësuar për fyerjet dhe kërcënimet drejtuar shqiptarëve në vend. Ai duhej të largohej menjëherë nga salla, ose, në minimum, të reagonte publikisht në rrjetet sociale duke i dënuar këto thirrje; gjithashtu, Qeveria humbi rastin të dërgojë një reagim zyrtar, ndërkohë që kemi parë se është në gjendje të prodhojë edhe seri njoftimesh për nevoja shumë më të vogla.

Ky skandal në tribunat e Kumanovës nuk është rast i izoluar, por një tjetër në vargun e ngjarjeve me të cilat pushteti ose e nxit, ose në minimum e normalizon retorikën anti-shqiptare në shoqëri. Le të kujtojmë rastin e Bogevskit, partnerit të koalicionit i cili u bë i njohur për fyerje dhe poshtërime ndaj shqiptarëve, dhe më pas u shpërblye e u mbrojt nga vetë Kryeministri.

Këto janë tendenca të rrezikshme dhe shqetësuese, dhe ata që ia duan të mirën vendit nuk duhet t’i tolerojnë këto shpërthime, por duhet t’i dënojnë qartë dhe pa ekuivok” ka shkruar Bujar Osmanihttps://www.facebook.com/share/p/171YzmVCwX/

Më të lexuara

Nga mesnata çmime të reja të dizelit dhe benzinës

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) në Maqedoninë e Veriut...

Arrestohet 20 vjeçari në Gjilan, mblodhi gati 200 mijë euro duke mashtruar se vuan nga leukemia

Një rast i rëndë mashtrimi është zbuluar në Gjilan,...

Pesë vjet nga tragjedia e “Besa Trans”: 45 jetë të humbura që nuk harrohen

Sot mbushen pesë vjet nga tragjedia në Bullgari, ku...

Alarm: Çdo foshnjë e dhjetë lind para kohe, mjekët në Shkup shpëtojnë bebe vetëm 500 gramë!

Të brishta, vetëm 500 gramë, por me një betejë...

Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti takohen me Albin Kurtin: Diskutojnë zhvillimet politike dhe bashkëpunimin rajonal

Bashkëkryetarët e VLEN-it, Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti, kanë...

Mickoski: Zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të mbahen në prill të vitit 2028

Zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të mbahen në prill...

Dita e Alfabetit Shqip, 118 vjet nga Kongresi i Manastirit

22 Nëntori shënon Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe,...

Artikuj të ngjashëm