Mexhiti: Nuk do të ketë ndërtime në Kalanë e Shkupit, do të hapet për turistët

Zv. kryeministri Izet Mexhiti njofton se nuk do të ketë ndërtime në Kalanë e Shkupit, por do të pastrohet dhe do të hapet për turistët. Ai thotë se përpjekja për ndërtimin e kishës në vitin 2011 u ndal nga aktivistët, dhe që atëherë Kalaja u la pas dore.

“Sot, ajo po pastrohet dhe hapet për qytetarët e turistët, si një monument i trashëgimisë kulturore.

Qeveria po vepron institucionalisht për të shmangur konfliktet ndëretnike dhe për të mbrojtur trashëgiminë.

Kalaja është dëshmi e politizimit dhe abuzimeve të së kaluarës, por nuk do të lejohet më të përdoret për qëllime politike apo ndarje.

Sot Kalaja është fytyra e turpit të atyre politikave dhe politikanëve që, për të mbajtur pushtetin janë të gatshëm të lejojnë çdo poshtrim. Gjendja në të cilën ndodhet ky monument sot është rikujtim se politikanët e të shkuarës e përdorën atë si trampolinë që disa njerëz të futen në politikë si klandestinë, jo si ofertë serioze”, shkruan Mexhiti në profilin e tij në Facebook.

Ai thotë se Kalaja do të rikthehet në një hapësirë dinjitoze që pasqyron barazinë dhe identitetin multietnik të qytetit.

Më të lexuara

Nga mesnata çmime të reja të dizelit dhe benzinës

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) në Maqedoninë e Veriut...

Arrestohet 20 vjeçari në Gjilan, mblodhi gati 200 mijë euro duke mashtruar se vuan nga leukemia

Një rast i rëndë mashtrimi është zbuluar në Gjilan,...

Pesë vjet nga tragjedia e “Besa Trans”: 45 jetë të humbura që nuk harrohen

Sot mbushen pesë vjet nga tragjedia në Bullgari, ku...

Alarm: Çdo foshnjë e dhjetë lind para kohe, mjekët në Shkup shpëtojnë bebe vetëm 500 gramë!

Të brishta, vetëm 500 gramë, por me një betejë...

Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti takohen me Albin Kurtin: Diskutojnë zhvillimet politike dhe bashkëpunimin rajonal

Bashkëkryetarët e VLEN-it, Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti, kanë...

Mickoski: Zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të mbahen në prill të vitit 2028

Zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të mbahen në prill...

Dita e Alfabetit Shqip, 118 vjet nga Kongresi i Manastirit

22 Nëntori shënon Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe,...

Artikuj të ngjashëm