Gënjyen se punojnë në MPB, arrestohen në Tabanoc dy shkupjanë

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se janë arrestuar dy shkupjanë në kufirin në Tabanoc, pasi siç bëjnë të ditur, kanë tentuar të hyjnë në shtet me kalim “prioritet”, ndërkaq gjatë kontrollit të automjetit të tyre është konstatuar se kanë bartur me vete dokumente të falsifikuara.

“Më 25.07.2025 në ora 14.45 në Kalimin Kufitar “Tabanoc” në hyrje të shtetit, janë privuar nga liria S.S.(59) dhe B.A.(55), që të dy nga Shkupi. Në tentimin për të hyrë me prioritet, S.S. i cili ka ngasur veturën golf me targa të Shkupit, policëve të FRONTEKS-it iu ka thënë se është diplomat, duke treguar dokument me gjasë të lëshuar nga Komiteti Evropian Policor, kurse nëpunësve policor të Maqedonisë u ka thënë se është i punësuar në MPB, por nuk e ka bartur dokumentin me vete. Gjatë kontrollit shtesë të personit dhe veturës janë gjetur dokumente, dy vula, katër letërnjoftime dhe lëndë të tjera”, thuhet në njoftim.

Nga MPB-ja bëjnë të ditur se për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “falsifikim të dokumenteve”, mjetet janë marrë, kurse persona janë privuar nga liria dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tyre do të vijojë kallëzim përkatës.

Më të lexuara

Nga mesnata çmime të reja të dizelit dhe benzinës

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) në Maqedoninë e Veriut...

Arrestohet 20 vjeçari në Gjilan, mblodhi gati 200 mijë euro duke mashtruar se vuan nga leukemia

Një rast i rëndë mashtrimi është zbuluar në Gjilan,...

Pesë vjet nga tragjedia e “Besa Trans”: 45 jetë të humbura që nuk harrohen

Sot mbushen pesë vjet nga tragjedia në Bullgari, ku...

Alarm: Çdo foshnjë e dhjetë lind para kohe, mjekët në Shkup shpëtojnë bebe vetëm 500 gramë!

Të brishta, vetëm 500 gramë, por me një betejë...

Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti takohen me Albin Kurtin: Diskutojnë zhvillimet politike dhe bashkëpunimin rajonal

Bashkëkryetarët e VLEN-it, Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti, kanë...

Mickoski: Zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të mbahen në prill të vitit 2028

Zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të mbahen në prill...

Dita e Alfabetit Shqip, 118 vjet nga Kongresi i Manastirit

22 Nëntori shënon Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe,...

Artikuj të ngjashëm