“Çmimet e shezlonëve shkojnë deri në 200 euro”, Mali i Zi boshatiset nga pushuesit, plazhet gati të zbrazëta

Plazhet thuajse të zbrazëta, terasat e kafeneve dhe restoranteve, dhe më shumë se 50 përqind e apartamenteve dhe dhomave të zbrazëta në akomodime private kujtojnë ditët e pandemisë, ndërsa banorët e bregdetit malazez ende presin që sezoni të fillojë më në fund, edhe pse fundi i korrikut po afrohet.

 

Pavarësisht numrit të ulët të mysafirëve këtë vit, çmimet nuk po bien – kohët e fundit, publiku u trondit nga lajmet për shezlongjet në Przhno, jo shumë larg Sveti Stefan, të cilat kushtojnë deri në 200 euro, ndërsa në plazhet e qytetit çmimet variojnë midis 15 dhe 120 euro. Akomodimi privat kushton nga 40 deri në 90 euro e më shumë, varësisht nga vendndodhja dhe kapaciteti, shkruan Nova.rs.

 

“Në plazhet e qytetit, çmimet janë më të ulëta, duke filluar nga 15 deri në 40 euro, por sapo largohesh pak më shumë nga qendra, ku ka më shumë rehati, çmimet rriten – deri në 120, 150, madje edhe 200 euro. Pak njerëz mund ta përballojnë këtë sot. Ata që drejtojnë biznese mbeten pa klientë dhe po zhyten në borxhe, dhe ata që do të vinin në det nuk po vijnë sepse nuk mund të paguajnë”, shpjegon një nga kamarierët.

 

“Në plazhet e qytetit, çmimet janë më të ulëta, duke filluar nga 15 deri në 40 euro, por sapo largohesh pak më shumë nga qyteti, diku ku ke më shumë rehati, çmimi është më i lartë, duke shkuar deri në 120, 150 apo edhe 200 euro. Pak njerëz mund ta përballojnë këtë sot, kështu që ata që drejtojnë biznese mbeten pa klientelë dhe në borxhe, dhe ata që do të donin të shkonin në det nuk vijnë, sepse nuk mund të paguajnë”, shpjegon ai tutje.

 

Gjëja më e shtrenjtë është në plazh. Për një familje me katër anëtarë, për një ditë – ose më saktë, disa orë në plazh – ju nevojiten të paktën 50 euro. Plazhet janë plot me shezlongje dhe turistët detyrohen të paguajnë për të bërë plazh, megjithëse shumë do të shtronin peshqirin e tyre – gjë që nuk do t’u kushtonte asgjë.

 

Në vendet ku ka shezlongje, peshqirët janë të ndaluar dhe çmimet e kafesë, lëngjeve, alkoolit dhe vakteve janë deri në tre herë më të larta se në vendet më larg plazhit ose qendrës së qytetit. Edhe akullorja është dy ose tre herë më e shtrenjtë se në dyqan, transmeton gazeta online Reporteri.net.

Më të lexuara

Nga mesnata çmime të reja të dizelit dhe benzinës

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) në Maqedoninë e Veriut...

Arrestohet 20 vjeçari në Gjilan, mblodhi gati 200 mijë euro duke mashtruar se vuan nga leukemia

Një rast i rëndë mashtrimi është zbuluar në Gjilan,...

Pesë vjet nga tragjedia e “Besa Trans”: 45 jetë të humbura që nuk harrohen

Sot mbushen pesë vjet nga tragjedia në Bullgari, ku...

Alarm: Çdo foshnjë e dhjetë lind para kohe, mjekët në Shkup shpëtojnë bebe vetëm 500 gramë!

Të brishta, vetëm 500 gramë, por me një betejë...

Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti takohen me Albin Kurtin: Diskutojnë zhvillimet politike dhe bashkëpunimin rajonal

Bashkëkryetarët e VLEN-it, Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti, kanë...

Mickoski: Zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të mbahen në prill të vitit 2028

Zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të mbahen në prill...

Dita e Alfabetit Shqip, 118 vjet nga Kongresi i Manastirit

22 Nëntori shënon Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe,...

Artikuj të ngjashëm