Një fëmijë i moshës 7-vjeçare nga Kosova dhe një tjetër i moshës 10-vjeçare nga Maqedonia e Veriut janë gjetur nga Policia pasi ishin larguar nga familjet e tyre në plazhin e Shëngjinit. Policia shqiptare njofton se fëmijët janë gjetur në gjendje të mirë shëndetëosre.“Punonjësit e Policisë në Shëngjin dhe forcat “Shqiponja” i dorëzojnë familjarëve, në gjendje të mirë shëndetësore, një fëmijë 7-vjeçar me aftësi ndryshe nga Kosova dhe një fëmijë 10-vjeçar nga Maqedonia e Veriut” – thuhet në një njoftim të lëshuar sot, më 20.07.2025, nga Policia e Shtetit.

