Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë mesatare, në pjesët lindore dhe përgjatë Vardarit përkohësisht erë e përforcuar nga drejtimi veriperëndimor, kumtoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej -2 deri në 6 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 11 deri në 19 gradë.
Në Shkup, mot me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të bie deri në 2 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë 19 gradë.
Sipas parashikimit të DPHM-së vijon periudha e motit të nxehtë me rritje të temperaturave. Të shtunën do të ketë reshje lokale të shiut dhe do të fryjë erë e përforcuar veriore, mbi 70 kilometra në orë.