E diel, 20 Prill, 2025
23.8 C
Skopje

“Ka kërkesa edhe nga Gjermania e Greqia”, pas “Shotës”, Shqipëria do prodhojë automjete të tjera të blinduara

Pas prototipit “Shota”, Shqipëria do të prodhojë brenda këtij viti të tjera automjete të blinduara që do i shërbejnë Forcave të Armatosura.

 

“Ne jemi në disa bashkëpunime me kompani të huaja dhe këtë vit besojmë se do të prodhojmë disa “Shota”. Nuk do të jetë thjesht një prototip, por një automjet që vepron në terren”, tha Arjeta Puca, administratore e TIMAK.

Paqja në botë është e brishtë ndaj edhe shtetet e tjera i kanë hedhur sytë te mjetet ushtarake që do të prodhohen në Shqipëri.

 

“Ne kemi dëshirë që ta nisim me Shqipërinë, por kemi edhe shumë kërkesa nga Gjermania, Polonia, Ukraina e madje Greqia me të cilën jemi në bisedime dhe besojmë se sivjet do të kemi edhe prodhimet e para”, u shpreh Puca.

 

Në një kohë që retorika e luftës vijon të jetë në rritje, vendi planifikon të shpenzojë 122 miliardë lekë për modernizimin dhe 61 miliardë lekë për infrastrukturën ushtarake deri në vitin 2033. Një pjesë pritet të shkojnë për të mbështetur edhe sipërmarrjet private që do të prodhojnë mjete ushtarake, shkruan A2 CNN.

 

“Sigurisht jemi një kompani o shumë e madhe, por duke u rritur dhe duke pasur më shumë likuiditet mund të prodhojmë edhe më shumë. Pjesa e platformës blihet. Kështu veprojnë edhe kopani të tjera. Pjesa tjetër nuk është shumë e vështirë”, tha administratorja e TIMAK.

Në kuadër edhe të marrëveshjes 10-vjeçare për Bashkëpunimin e Sigurisë dhe Mbështetjen Afatgjatë ndërmjet Kievit dhe Tiranës zyrtare firmosur nga kryeministri Edi Rama dhe presidenti Volodymyr Zelensky në Davos të Zvicrës në janar, disa automjete të blinduara do të shkojnë në Ukrainë.

 

“Ne kemi prodhuar autoambulanca për Ukrainën. Jemi në bisedime edhe për “Shotën”, u shpreh Puca.

 

Automjetet e blinduara që janë në proces prodhimi do të jenë me peshë rreth 7 tonë. Ato pritet të jenë gati për Forcat e Armatosura. në përfundim të vitit.

Më të lexuara

Policia me automjete të rënda pozicionohet në Haraçinë

Forca të shumëta policore, me automjete të rënda, janë...

Aksident tragjik në rrugën Kërçovë-Gostivar, tre të vdekur dhe gjashtë të lënduar

Sonte në rrugën Kërçovë-Gostivar, midis Kërçovës dhe fshatit Trapçin...

Fatmir Dehari pas aksidentit tragjik: Sot zemra e Kërçovës rreh më rëndë…

Kryetari i komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari ka reaguar...

Shkupjani ka fituar para në rulet dhe e ka thyer xhamin, sigurimi e marrin në zyrë dhe e rrahin

Më 16.04.2025 rreth orës 23:45 në SPB Shkup, E.S....

Mickoski në bisedime për koalicionin qeveritar / Milloshoski: Stabiliteti nuk rrezikohet

Kryeministri Hristijan Mickoski do të bisedojë me partnerët e...

Edhe Papazovi në “arrest shtëpiak”, Bekteshi e Maksuti plus 30 ditë paraburgim!

Ish-kryetari i Komunës së Koçanit, Ljupço Papazov, kuadër i...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads