E shtunë, 19 Prill, 2025
17.8 C
Skopje

BDI: Mexhiti e pranoi se drejtësia kontrollohet nga urdhrat dhe interesat e shefit të tij, Mickoski

Izet Mexhi edhe publikisht e pranoi se drejtësia në këtë vend është e kapur, dhe se qeveria mund të ndërhyjë në vendimet e prokurorisë dhe gjyqësorit. Kështu ka akuzuar BDI, ndërsa ka komentuar deklarata e dhëna dje nga Izet Mexhiti i cili tha se “nëse Taravari vendos të bashkëpunojë me BDI-në, atëherë qeveria do i bën favore BDI- së për të liruar të akuzuar për korrupsion”.

 

“Me fjalët e veta, ai konfirmoi se drejtësia nuk funksionon në mënyrë të pavarur, por udhëhiqet nga urdhrat dhe interesat e shefit të tij politik, Hristijan Mickoski. Në një shtet normal, një deklaratë e tillë do të shkaktonte hetim urgjent institucional dhe reagim të menjëhershëm nga partnerët ndërkombëtarë”, thotë BDI.

 

Reagimi i plotë i BDI-së:

 

Kapja e drejtësisë pranohet publikisht nga partnerët e qeverisë!

 

Deklaratat e dhëna dje nga Izet Mexhiti, një nga drejtuesit e një partie të vogël brenda koalicionit qeverisës, janë tronditëse dhe thellësisht alarmante për çdo qytetar që beson në shtetin e së drejtës.

 

Në një dalje televizive në një nga mediat proqeveritare, z. Mexhiti deklaroi se “nëse Taravari vendos të bashkëpunojë me BDI-në, atëherë qeveria do i bën favore BDI- së për të liruar të akuzuar për korrupsion”

 

Kjo nuk është një lapsus.

 

Kjo është një pranim publik se drejtësia në këtë vend është e kapur, dhe se qeveria mund të ndërhyjë në vendimet e prokurorisë dhe gjyqësorit.

 

Me fjalët e veta, ai konfirmoi se drejtësia nuk funksionon në mënyrë të pavarur, por udhëhiqet nga urdhrat dhe interesat e shefit të tij politik, Hristijan Mickoski.

 

Në një shtet normal, një deklaratë e tillë do të shkaktonte hetim urgjent institucional dhe reagim të menjëhershëm nga partnerët ndërkombëtarë.

 

Sepse ky është definicion i pastër i kapjes së shtetit: kur qeveria vendos se kush akuzohet dhe kush lirohet nga korrupsioni.

 

Pikërisht për këtë arsye, ndoshta, dosja më e madhe e korrupsionit urban në Çair, e dokumentuar dhe e denoncuar publikisht, vazhdon të mbetet e mbyllur në sirtarët e Prokurorisë.

 

Sepse qeveria bën favore, mbron të përzgjedhurit dhe mban të bllokuar drejtësinë.

 

Kjo nuk është drejtësi. Kjo është komprometim i drejtësisë.

 

Kjo nuk është qeverisje. Kjo është manipulim institucional.

 

Kjo nuk është rrugë drejt Evropës. Kjo është devijim i rrezikshëm nga standardet evropiane.

 

I bëjmë thirrje Bashkimit Evropian, SHBA dhe të gjitha organizatave ndërkombëtare që të mos mjaftohen me deklarata të përgjithshme, por të reagojnë konkretisht ndaj këtyre pohimeve publike që zbulojnë fytyrën e vërtetë të regjimit aktual.

 

Shteti nuk mund të ndërtojë të ardhme evropiane mbi themelet e një drejtësie të kapur.

Dhe ne, si zë i qytetarëve, nuk do të heshtim përballë kësaj farsë të rrezikshme.

Më të lexuara

Policia me automjete të rënda pozicionohet në Haraçinë

Forca të shumëta policore, me automjete të rënda, janë...

Nga mesnata çmime të reja të derivateve të naftës

Nga sonte në mesnat do të ulen çmimet e...

Aksident tragjik në rrugën Kërçovë-Gostivar, tre të vdekur dhe gjashtë të lënduar

Sonte në rrugën Kërçovë-Gostivar, midis Kërçovës dhe fshatit Trapçin...

Qytetari nga Hani i Elezit dorëzon portofolin e gjetur me dokumente dhe para

Mbrëmë rreth orës 18:30, një 40- vjeçar nga Hani...

Shkupjani ka fituar para në rulet dhe e ka thyer xhamin, sigurimi e marrin në zyrë dhe e rrahin

Më 16.04.2025 rreth orës 23:45 në SPB Shkup, E.S....

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads