E premte, 9 Maj, 2025
21.8 C
Skopje

Nesër Taravari ka thirrur Kuvendin e partisë

Aleanca për Shqiptarët, krahu i Taravarit, nesër me fillim nga ora 13:00 në Gostivar do të mbledh Kuvendin e Partisë. Nga ASH-Taravari thonë se punimet e Kuvendit do të jenë të mbyllura për media.

“Prononcim para ngjarjes nga Kryetari i partisë ose eksponentë të lartë. Marrja e inserteve para fillimit të punimeve të Kuvendit. Pjesa e punës së Kuvendit do të jetë e mbyllur për media. Deklaratë e Kryetarit të partisë pas mbarimit të punimeve të Kuvendit”, thonë nga ASH-Taravari.

Së fundmi, ASH-Taravari, pjesë e koalicionit VLEN, ka mos-pajtueshmëri rreth paraqitjes së këtij koalicioni në zgjedhjet lokale. Gjegjësisht, për dallim prej partive të tjera në VLEN, ASH vlerëson se në zgjedhje partitë duhet të dalin me lista të veçanta për këshilltarët komunalë.

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët në VLEN, Arben Taravari deklaroi se nëse nuk shkojnë bashkë me VLEN-in në zgjedhje lokale, atëherë do ta dalin vetë, me çka ka përjashtuar mundësinë e koalicionit me BDI-në.(Tv21)

Më të lexuara

Të shtëna në Shtip, një person lufton për jetë

Sonte vonë ka pasur të shtëna me armë zjarri...

UEFA përgjigjet pas kërkesës së Barcelonës për hetimin e gjyqtarit Marciniak

UEFA ka reaguar pas deklaratës së yllit të Barcelonës,...

Skandal në Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale – Punonjës shqiptar alivanoset nga presioni psikologjik

Një situatë alarmante është raportuar në Ministrinë e Vetëqeverisjes...

Fero publikon këngën e re, i rrethuar me plot femra

Pas këngës “A pe sheh”, minuta më parë publikoi...

“Unë jam koordinator i 14 deputetëve”! Snopçe demanton Qokun për ndarjen e grupit të deputetëve

Unë jam koordinator i grupit të deputetëve të VLEN-it,...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads