E premte, 9 Maj, 2025
21.8 C
Skopje

Ahmeti: Shqiptarët janë në situatën para 2001-it, kanë humbur pozicione të rëndësishme në shtet

”Marrëveshje nuk ka me Arben Taravarin. Është çështje e tyre, ata vendosin vetë për të ardhmen e tyre. Nëqoftëse duan të jenë servis dhe shërbëtorë të atyre që nëpërkëmbin të drejtat e shqiptarëve le të rrinë aty ku janë” kjo ishte përgjigja e liderit të BDI-së Ali Ahmeti ndaj pyetjes së gazetarëve nëse ka një marrëveshje politike me liderin e ASH-së Arben Taravari pas takimit që pati me Presidentin e Shqipërisë Bajram Begaj.

 

Ai shtoi se i ka bë ftesë publike tërë VLEN-it që të braktisin institucionet sepse siç tha Ahmeti ne nuk jemi gomë rezervë që të ikin ata e ti zëvendësojmë ne.

 

”Do të thotë Bashkim Demokratik për Integrim nuk mund të përdoret si servis në duart e Hristijan Mickoskit apo në duart e çdo kujt që mendon se shqiptarët ti shndërrojë në vazalë. Nëse dikush është rekrutu dhe nëse dikush është mësu të jetë vazal i dikujt, BDI nuk rrjedh nga ekranet televizive si forcë politike por ka dalë nga një luftë dhe nga një rezistencë për ti barazuar shqiptarët në këtë vend”, theksoi Ahmeti.

 

Lideri i BDI-së tha gjithashtu se shqiptarët me pozicionet që kanë në Qeveri janë të degraduar.

Më të lexuara

Të shtëna në Shtip, një person lufton për jetë

Sonte vonë ka pasur të shtëna me armë zjarri...

UEFA përgjigjet pas kërkesës së Barcelonës për hetimin e gjyqtarit Marciniak

UEFA ka reaguar pas deklaratës së yllit të Barcelonës,...

Skandal në Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale – Punonjës shqiptar alivanoset nga presioni psikologjik

Një situatë alarmante është raportuar në Ministrinë e Vetëqeverisjes...

Fero publikon këngën e re, i rrethuar me plot femra

Pas këngës “A pe sheh”, minuta më parë publikoi...

Turqi, pacienti me mpiksje të gjakut në tru harron gjuhën amtare, fillon të komunikojë në danisht

Rahmi Karademir, 67-vjeç, i cili pësoi mpiksje të gjakut...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads