E premte, 9 Maj, 2025
16.8 C
Skopje

Antikorrupsioni ndaloi procedurën për pasurinë e Filipçes (VIDEO)

Komisioni Antikorrupsion e ndaloi procedurën për formularin e pasurisë së deputetit dhe kryetarit të LSDM-së, Venko Filipçe. Në vendimin që komicioni publikoi të enjten në mbrëmje, theksohet se pas verifikimeve në Kadastër, Regjistrin Qendror, Ministrinë e Punëve të Brendshme, Drejtorinë e të Ardhurave Publike dhe disa banka, është konfirmuar se formulari i Filipçes ishte i plotë dhe nuk kishte fshehje të të dhënave për pasurinë.

 

Çështja u hap vitin e kaluar, kur qeveria akuzoi Filipçen se nuk kishte deklaruar pasurinë në formularin e pasurisë në Komisionin për parandaliminn e Korrupsionit dhe se gjendja e tij pasurore ndryshonte nga gjendja e mëparshme në fund të mandatit si ministër i Shëndetësisë.

Kryetari i SDSM-së u akuzua se kishte fshehur pasuri, duke mos deklaruar të gjitha shtëpitë e tij. Filipçe këmbënguli se pasuria ishte deklaruar sipas rregulloreve të reja të Komisionit Antikorrupsion dhe se nuk kishte fshehje, por vetëm disa kopje të ndryshme të pasurisë në Kadastrën për të njëjtat prona.

Më të lexuara

Të shtëna në Shtip, një person lufton për jetë

Sonte vonë ka pasur të shtëna me armë zjarri...

UEFA përgjigjet pas kërkesës së Barcelonës për hetimin e gjyqtarit Marciniak

UEFA ka reaguar pas deklaratës së yllit të Barcelonës,...

Skandal në Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale – Punonjës shqiptar alivanoset nga presioni psikologjik

Një situatë alarmante është raportuar në Ministrinë e Vetëqeverisjes...

Fero publikon këngën e re, i rrethuar me plot femra

Pas këngës “A pe sheh”, minuta më parë publikoi...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads